Selena Gomez ndodhet në Sydney për të marrë pjesë në një festival, ndërkohë që e ka shfrytëzuar këtë udhëtim për të marrë pakëz ngjyrë.

Këngëtarja amerikane gjatë ditës së hënë është fotografuar në një jaht luksoz në afërsi të qytetit Harbour.


selena1

25-vjeçarja me origjinë nga Teksasi ka vënë në pah format trupore e veshur me bikini, ndërkohë që i shihej edhe shenja nga ndërhyrja kirurgjike në kofshën e djathtë.

Nga fotografitë e publikuara vërehet se këngëtarja nuk u ka kushtuar shumë rëndësi linjave trupore.

selena2

Kjo për faktin se nuk ka shumë kohë prej se Gomez ka pasur probleme shëndetësore dhe iu desh të bënte transplantimin e veshkës.

selena4

Sidoqoftë, pasi i ka vërejtur paparacit, ajo është kujdesur që të marrë poza më të mira, në mënyrë që të dalë më mirë në fotografi.

selena3

Me brekë të zeza dhe jelekë të portokalltë, Selena është argëtuar me disa miq të saj që ndodheshin në jaht. /Telegrafi/

selenami1

selena6