LAJMI I FUNDIT:

SEKRETI I ADRIANA LIMAS: Receta për flokë të mrekullueshme me vetëm një përbërës!

SEKRETI I ADRIANA LIMAS: Receta për flokë të mrekullueshme me vetëm një përbërës!

Edhe pse për dukjen e saj kujdesen një numër i madh njerëzish, manekinet shpesh zbulojnë truqe të caktuara për kujdesin, të cilin mund ta praktikojnë në komforin e shtëpisë tyre.

Pra, bukuroshja e botës, manekinia Adriana Lima, ka pranuar që shpesh e praktikon këtë truk i cili flokët e saj i bën shumë shkëlqyera, transmeton Telegrafi.


Përbërësin kryesor mund ta gjeni në kuzhinë, ndërkaq Lima ka dhënë udhëzime të hollësishme se si ta përdorim për zbukurim.

“Në maskën e flokëve apo në rigjenerator gjithmonë vë pak avokado të ndrydhur dhe garantoj që flokët do t’ju bëhen më të shkëlqyeshme se kurrë më parë. Nuk po tallem! Avokado nuk ka aromë të fortë, andaj flokët nuk do të kundërmojnë çuditshëm”, ka zbuluar bukuroshja braziliane. /Telegrafi/