Kur ka qenë hera e fundit që nuk i keni treguar diçka partnerit? Shumica prej nesh mbajmë sekrete në lidhje dashurie
Sipas hulumtimeve, 60% e njerëzve kanë mbajtur ndonjë sekret nga partneri në një fazë të lidhjes së tyre, dhe 25% prej nesh momentalisht jemi duke fshehur të paktën një copë të rëndësishme të informacionit.
Lidhjet e shëndetshme janë gjithmonë të bazuara në transparencë dhe besim, ndërkaq gënjeshtrat vetëm sa jua rrënojnë lidhjen.
Në përgjithësi, sinqeriteti është politika më e mirë. Andaj, duke marrë parasysh këtë, më poshtë ju sjellim disa prej sekreteve që nuk duhet t’i mbani të fshehta nga partneri.
Problemet financiare
Borxhi është një nga shkaktarët më të mëdhenj të fjalosjeve mes çifteve. Ju mund të dëshironi t’i fshihni problemet për ta shmangur një fjalosje, por kjo taktikë rrallëherë funksionon.
Ka shumë mundësi që partneri do ta zbuloj një ditë, dhe e tërë kjo situatë mund të ndikojë në besimin që ka për ju, transmeton Telegrafi.
Problemet shëndetësore
Të flisni për shëndetin tuaj mund të jetë pak sfiduese, sepse ndoshta nuk dëshironi ta brengosni partnerin apo të krijoni mëshirë.
Disa sëmundje, si depresioni, ndonjëherë është vështirë t’i flisni.
Sidoqoftë, partneri e meriton t’i dijë faktet, sepse çfarëdo sëmundje që keni mund të ndikojë në jetën e përditshme, në planifikimet e përbashkëta financiare, si dhe në të ardhmen.
Ndjenjat e fshehta ndaj partnerit
A keni pyetur ndonjëherë partnerin “çfarë keni?” dhe përgjigje ka qenë vetëm heshtja? Me siguri se jeni ndjerë e zemëruar.
Nga kjo mund të keni mësuar se nuk është e mirë t’i shtypni emocionet e vërteta – fshehja e ndjenjave është gjithmonë e keqe.
Qëndrimi juaj për fëmijët
Një çift nuk mund të ketë të ardhme të gjatë e të lumtur së bashku përveç nëse arrijnë një marrëveshje se a duhet të bëni fëmijë apo jo.
Nevojat në shtrat
Bisedat për seks janë po ashtu sfiduese, por janë esenciale. Për shumicën e çifteve, lidhjet e shëndetshme intime janë element i rëndësishëm në intimitetin emocional. Theksoni të gjitha gjërat që i bën partneri dhe që ju pëlqejnë, por bëni edhe sugjerime konstruktive se çfarë mund të bëjë ndryshe. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Besohet se njerëzit më të bukur lindin nën këtë shenjë të zodiakut

Gjashtë gjëra që duhet t’i kujtosh vetes kur po kalon një ditë të keqe

Gjërat që nuk duhet t'i mbani kurrë nën lavaman
Njeriu më i zgjuar në botë: Kështu jeton Christopher Langan i cili është personi më inteligjent në planet
Tri shenjat e zodiakut me të cilat një person i shenjës së Akrepit do të pendohej nëse do të ndahej

Fjalët e urta dhe thëniet për misionin e lartë të mësuesit. Mendime të mençura për mësimdhënien

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës