Që nga fillimi i pushtimit rus, ukrainasit kanë arritur të kryejnë një sërë atentatesh të udhëheqësve dhe propagandistëve të shquar ushtarakë rusë.
Siç raporton The Economist, këto operacione quan në “Mossad-in” ukrainas, njësitë përgjegjëse për atentatet dhe hakmarrjet për krimet e kryera mbi popullin ukrainas, transmeton Telegrafi.
Operacioni zgjati një muaj. Yevhen Yunakov, kryebashkiaku i Burlukut në rajonin e Kharkivit, ishte identifikuar si bashkëpunëtor i rusëve, transmeton Telegrafi.
Punën e morën përsipër “Kaukazi”, kreu i pjesëtarëve të grupeve të oficerëve lokalë. Njerëzit e tij prej ditësh e kishin përcjell objektivin e tyre; ku dhe ku po jetonte, njerëzit që e ruanin.
E pasi që aktivizuan bombën nga distanca, u larguan dhe strehuan nëpër disa shtëpi brenda territorit të pushtuar nga rusët.
Ky grup u rikthye disa javë më vonë në territorin që është nën kontrollin e ukrainasve, kurse disa ditë më vonë ky qytet u çlirua, kurse trupi i Yunakovit kurrë nuk është gjetur.
Gjatë 18 muajve luftë, dhjetëra persona si Yunakovi ishin cak i operacioneve precizë në tërë territorin e Ukrainës por edhe brenda Rusisë. Janë pushkatuar, hedhur në erë, varur e me raste janë helmuar me alkool.
Ukraina është fjalë pak kur bëhet fjalë për përfshirjen e saj në atentate. Por pak kush dyshon në kompetencat e shërbimeve të sigurisë.
“Çdo person që tradhton Ukrainën, qëllon mbi ukrainas apo shkrep plumba mbi ukrainasit duhet ta dijë se vëzhgohet dhe se do të vihet para drejtësisë”, thotë Andrii Cherniak, oficer i HUR-it, agjencisë ushtarake të zbulimit në Ukrainë.
Në një intervistë të dhënë në korrik, shefi i tij Kyrylo Budanov shkoi akoma më tutje: “Nëse pyesni për krijimin e versionit të Mossad-it… Nuk kemi nevojë. Tashmë ekziston”.
Përmendja e shërbimit sekret të Izraelit nxit ukrainasit, që janë të etur të kërkojnë drejtësi. Në fakt, origjina e vrasjeve politike është më afër shtëpisë. Mossad ka mësuar shumicën e punës nga policia e fshehtë e epokës sovjetik dhe themeluesit të saj Pavel Sudoplatov që u lind në Melitopol, tani pjesën e pushtuar në jug të Ukrainë.
Sudoplatov në të 30-at kaloi kohën duke u infiltruar tek grupet nacionaliste ukrainase dhe personalisht hodhi në erë njëerin nga liderët e këtyre grupeve duke i vendosur bombë në qokollatë.
Në Ukrainën moderne, atentatet datojnë nga 2015, kur shërbimi i saj sekret (SBU) themeloi trupën pasi që Rusia aneksoi Krimenë dhe pjesën lindore të Donbasit.
Drejtoria elitë e kundërzbulimit filloi jetën si një forcë diversioniste në përgjigje të pushtimit. Më vonë filloi të fokusohej në atë që në mënyrë eufemiste quhet “punë e lagësht”.
Valentin Nalivaychenko, i cili atë kohë ishte në krye të SBU-së, thotë se këto ndryshime erdhën kur oficerët e atëhershëm ukrainas vendosën që politika e burgosjes së kolaboracionistëve nuk mjafton. Burgjet u mbushën, por kjo nuk i pengoi ai.
“Erdhëm në përfundim që duhet eliminuar njerëzit”, thotë ai.
Në vitin 2015 dhe 2016, Drejtoria ishte e lidhur me vrasjet e komandantëve kryesorë në Donbass që mbështeteshin nga Rusia; Mikhail Tolstykh, i njohur si “Givi”, u vra në një sulm me raketë; Arsen Pavlov, i njohur ndryshe si “Motorola”, u hodh në erë në një ashensor; Alexander Zakharchenko, i hedhur në erë në një restorant.
Nëpunësit e inteligjencës thonë se Drejtoria e Pestë e SBU-së luan rolin kryesor në operacionet kundër Rusisë. Madhësia dhe buxheti relativ i SBU-së, pesë herë më i madh se ai i HUR-it, nënkuptonte se ishte më e aftë të kryente punët më të sofistikuara, për shembull bombardimin e urës së Kerçit në tetor 2022, që lidh Rusinë me Krimenë.
Megjithatë, të tjerët theksojnë rolin e HUR-it me rrjetet e saj nëntokësore dhe rritjen e rëndësisë së kohës së luftës.
“Jemi kryesisht punëtorë me jaka të bardha”, këmbëngul një burim nga SBU-ja, transmeton Telegrafi.
Një tjetër lojtar gjithnjë e më i rëndësishëm në Ukrainën e pushtuar janë Forcat për Operacione Speciale (SSO). Bëhet fjalë për një grup relativisht me të rinj që koordinohet nga Rukh Opory (Lëvizja e Rezistencës), partizanët ukrainas.
Për shembull, operacioni në Kharkiv ishte vepër e SSO-s. Denys Yaroslavsky, oficer i SSO-s, thotë se ky shërbim tani po kërkon më shumë autoritet për të kryer operacione brenda Rusisë. Nuk është se është mirëpritur ky propozim në komunitetin e inteligjencës ukrainase.
Besohet se presidenti ukrainas miraton operacionet më kontroverse, megjithëse vendimet e tjera delegohen. Një burim i nivelit të lartë qeveritar i njohur me punën refuzon të flasë për detajet: “Është e rëndësishme që të mos komentohen e madje as të mendohet për operacione të tilla”.
Por ai thotë se Volodymyr Zelensky ka dhënë urdhrin e qartë që të shmangen dëmet anësore në mesin e civilëve. Ukraina është dashur me kujdes të zgjedh objektivat, ka shtuar ky burim që sipas “ndoshta edhe nuk ka qenë gjithmonë ashtu”.
Udhëheqja e Ukrainë ishte në qendër të vëmendje në tetor, kur New York Times raportoi se qeveria amerikane e fajëso për bombën e vënë në veturë që vrau Darya Duginën, vajzën e Alexander Duginit, filozof nacionalist.
Kjo intensifikoi një debat të brendshëm në rrethin e ngushtë të shërbimit të inteligjencës ukrainase. Nuk dihet nëse Darya ishte objektivi, pasi dyshohet se kishte ndërruar veturën me babanë.
Por një sërë operacionesh që u realizuan më vonë që synonin propagandistët e nivelit të mesëm treguan një prirje me të cilën disa punonjësit të shërbimit që u intervistuan për këtë artikull, ishin të pakënaqur.
“Janë shifra margjinale. Më vjen turp”, thotë një burim në SBU-s.
Një ish-zyrtar i Drejtorisë së Pestë të SBU-s sugjeron se operacionet ishin krijuar për t’i bërë përshtypje presidentin në vend që të afronin fitoren.
“Klounët, prostitutat dhe shakatarët janë konstante në qeverinë ruse”, thotë ai, duke shtuar: “e vrisni njërin prej tyre dhe një tjetër do të shfaqet në vend të tyre”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTrump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Si arriti Elon Musk të bëhet njeriu më i pasur në botë?
Zjarret në Kaliforni, Blerim Gjoci: Na erdhi urdhri për evakuim, u bëmë bashkë një grup shqiptarësh
Shpërndahet në masë të madhe videoja e Joe Rogan, që një vit më parë kishte parashikuar zjarrin që mund të shpërthej në Los Anxhelos
Pesë shtetet me gjasat më të mëdha ta fitojnë Luftën e Tretë Botërore
Takimi i Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës - çfarë u bisedua e çfarë u vendos
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025