Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken udhëton të hënën në Lindje të Mesme për të diskutuar me zyrtarë izraelitë dhe palestinezë, pas arritjes së armëpushimit javën e kaluar, që mundësoi ndaljen e luftimeve 11 ditëshe mes Izraelit dhe militantëve palestinezë.
Ndalesa e parë e Sekretarit Blinken do të jetë Izraeli dhe më pas ai do të vizitojë, Bregun Perëndimor, Jordaninë dhe Egjiptin.
“Blinken do të takohet me udhëheqësit izraelitë në lidhje me angazhimin tonë të fuqishëm për sigurinë e Izraelit”, tha presidenti amerikan, Joe Biden përmes një deklarate.
Vizita e tij, sipas deklaratës, është pjesë e përpjekjeve të administratës amerikane për të mbështetur popullin palestinez.
Ndërsa në bisedime me zyrtarët e vendeve të rajonit, Blinken do të angazhohet për koordinim ndërkombëtar për të siguruar ndihma për Gazën.
Shtetet e Bashkuara synojnë të ndihmojnë Gazën në atë mënyrë që mjetet të mos bien në dorën e Hamasit, grupit që udhëheq me qytetin, por që konsiderohet terrorist nga Izraeli, SHBA-ja dhe vendet tjera perëndimore.
Administrata e Bidenit ishte kritikuar për reagimin e saj fillestar ndaj dhunës vdekjeprurëse.
Kritika ka pasur edhe nga aleatët demokratë në Kongres, të cilët po bënin thirrje për një qëndrim më të ashpër ndaj Izraelit dhe përgjigjen e tij ndaj sulmeve me raketa nga Hamasi.
Në deklaratë, Biden tha se Uashingtoni ishte angazhuar për një “diplomaci të qetë dhe intensive” në mënyrë që të arrihet armëpushimi midis Izraelit dhe Hamasit.
Luftimet filluan më 10 maj pas disa javësh të rritjes së tensioneve izraelito-palestineze në Jerusalem.
Kulmi i tensioneve arriti kur përleshjet filluan në një vend të shenjtë të nderuar nga myslimanët dhe hebrenjtë.
Pastaj, Hamasi filloi të shkrepte raketa në drejtim të Izraelit, duke shkaktuar sulme ajrore hakmarrëse të forcave izraelite.
Dhuna vrau më shumë se 250 njerëz, shumica e tyre në Gaza. /rel/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZuckerberg: Biden na bënte presion që të mos publikojmë lajme rreth efekteve anësore të vaksinave kundër COVID-19
Shkon virale videoja e gafës së re nga Biden për zjarret në SHBA, reagimi i Harris për mos t'u humbur
Të burgosurit angazhohen në shuarrjen e zjarreve në Kaliforni
Verma, Vuçiqit: Sanksionet kundër NIS-it synojnë Rusinë
Ushtarët e Koresë së Veriut kapen në rajonin e Kurskut, Zelensky zbulon detaje nga operacioni
Sa janë përhapur zjarret në Los Angeles?
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Nuk do të tentojmë që të ndërpresim rrugëtimin e Gjestit”, Alaudini nis spektaklin me ‘thumba’
Si mund të bëhet Grenlanda pjesë e SHBA-ve?
Publikohet lista e pagave të lojtarëve të Man United - kryesojnë të 'dështuarit'
Lejet për armë bëjnë bum në Kosovë
“Ai nuk vrapon mjaftueshëm”, stafi i Barcelonës kundër transferimit të yllit portugez
Qytetarët në mënyrë gjeniale penguan që shtëpia e fqinjit të merrte flakë në Los Angeles