LAJMI I FUNDIT:

Sekretari Blinken: Sulmet ndaj policisë janë të papranueshme, Kosova e Serbia t’i kthehen menjëherë dialogut

Sekretari Blinken: Sulmet ndaj policisë janë të papranueshme, Kosova e Serbia t’i kthehen menjëherë dialogut

Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka reaguar për sulmin terrorist ndaj Policisë së Kosovë në veri.

Ai në një postim në platformën “X” ka shkruar se sulmet e dhunshme janë të papranueshme.

“Sulmet e dhunshme ndaj Policisë së Kosovës afër Manastirit të Banjskës, janë të papranueshme. I bëjmë thirrje qeverive të Kosovës dhe Serbisë që të shmangin veprimet që mund të nxisin më tej tensionet dhe t’i kthehen menjëherë dialogut të lehtësuar nga BE-ja”, ka shkruar Blinken.


Ndryshe në një deklaratë më të zgjeruar të lëshuar nga Departamenti i Shtetit, thuhet se “Shtetet e Bashkuara të Amerikës dënojnë ashpër sulmet e koordinuara të dhunshme ndaj Policisë së Kosovës pranë Manastirit të Banjskës më 24 shtator dhe shprehin ngushëllime të thella për familjen e rreshterit të Policisë së Kosovës të vrarë në krye të detyrës”.

SHBA-të më tej theksojnë se autorët e këtij krimi duhet të mbajnë përgjegjësi nëpërmjet një procesi hetimor transparent.

“Ne u bëjmë thirrje qeverive të Kosovës dhe Serbisë që të përmbahen nga çdo veprim apo retorikë që mund të nxisë më tej tensionet dhe të punojnë menjëherë në koordinim me partnerët ndërkombëtarë për të de-përshkallëzuar situatën, për të garantuar sigurinë dhe sundimin e ligjit dhe për t’u kthyer në dialogun e lehtësuar nga BE-ja”, thuhet në deklaratën e lëshuar nga Departamenti i Shtetit, referuar sekretarit Blinken.

Tutje thuhet se “Policia e Kosovës ka përgjegjësi të plotë për zbatimin e sundimit të ligjit në Republikën e Kosovës. Shtetet e Bashkuara njohin dhe respektojnë rolin e Policisë së Kosovës si reaguese e parë në situata emergjente dhe krize”.

“Shtetet e Bashkuara vlerësojnë koordinimin e ngushtë të Policisë së Kosovës me Misionin e BE-së për Sundimin e Ligjit në Kosovë dhe me Forcën e NATO-s në Kosovë, veçanërisht në garantimin e sigurisë së civilëve në vendngjarje. Ne do të vazhdojmë të monitorojmë situatën dhe të koordinohemi me të gjithë të përfshirët”.

Polcia e Kosovës u sulmua nga persona të maskuar në orët e hershme të së dielës pasi shkoi për t’i larguar barrikadat e vendosura në Banjskë, të cilët u strehuan në manastirin e fshatit më vonë.

Si pasojë, zyrtari i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, u vra dhe disa të tjerë u plagosën.

Të dielën, autoritetet kosovare thanë se tre sulmues u vranë gjatë sulmit, ndërsa gjashtë persona, që dyshohet se ishin në kontakt me ta, u arrestuan. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Politikë
Kandidatja për deputete nga Lista për Familje: E votova veten por nuk më figuron, ka manipulime

Kandidatja për deputete nga Lista për Familje: E votova veten por nuk më figuron, ka manipulime

Lajme
Limaj, vetë i treti do t'i bashkëngjitej koalicionit qeverisës

Limaj, vetë i treti do t'i bashkëngjitej koalicionit qeverisës

Lajme
Limaj flet për mundësinë e koalicionit me LVV-në: Me AAK-në jemi parti të ndara

Limaj flet për mundësinë e koalicionit me LVV-në: Me AAK-në jemi parti të ndara

Politikë
“Kamera në hotele për t’i shantazhuar politikanët”, gazetari Panduri tregon detaje se çka zbuloi AKI-ja për spiunët e BIA-s serbe

“Kamera në hotele për t’i shantazhuar politikanët”, gazetari Panduri tregon detaje se çka zbuloi AKI-ja për spiunët e BIA-s serbe

Siguri
Limaj pa vija të kuqe për koalicione: Kush më fton në tavolinë, unë i përgjigjem

Limaj pa vija të kuqe për koalicione: Kush më fton në tavolinë, unë i përgjigjem

Politikë
Kalo në kategori