Ministrat e Mbrojtjes të NATO-s u mblodhën të enjten në Bruksel për të diskutuar marrëdhëniet në të ardhmen me Ukrainën, ndërsa agresioni rus është bërë pengesë për synimet e vendit për t’iu bashkuar aleancës.
Ministrat morën pjesë gjithashtu në takimin e atij që njihet si Grupi i Kontaktit për Ukrainën, që udhëhiqet nga Shtetet e Bashkuara e në përbërje të së cilit janë 50 vende. Grupi synon të grumbullojë sa më shumë armatime për Ukrainën.
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin u bëri thirrje të enjten aleatëve të Kievit të bëjnë të gjitha përpjekjet për të siguruar armë për Ukrainën, veçanërisht për mbrojtjen ajrore.
Duke iu drejtuar një takimi të ministrave të mbrojtjes, të vendeve anëtare të Grupi të Kontaktit, zoti Austin theksoi se Kievi ka nevojë për mbështetje afatshkurtër dhe afatgjatë.
“Forcat ukrainase kanë treguar trimëri dhe aftësi të jashtëzakonshme, lufta e Ukrainës është një maratonë, jo një sprint. Ndaj ne do të vazhdojmë t’i ofrojmë Ukrainës aftësitë për të përmbushur nevojat urgjente si dhe ato që i nevojiten për të garantuar siguri nga agresioni rus në plan afatgjatë. Nuk duhet të ketë asnjë dyshim, se ne do të qëndrojmë me Ukrainën për një kohë të gjatë”, tha ai, raporton zeriamerikes.
Sekretari Austin vuri në dukje se grupi i kishte dhënë Ukrainës sisteme të mbrojtjes ajrore Patriot, IRIS-T dhe NASAMS. Por ai tha se Kievi kishte nevojë për më shumë. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg tha se mbështetja e aleancës për Ukrainën, ka sjellë ndryshime në fushën e betejës, ndërsa vendi ka nisur kundërofensivën ndaj Rusisë.
“Ajo që ne po shohim është një luftë e ashpër. Është ende herët, por megjithatë ne po shohim se ukrainasit po bëjnë përparim dhe se Ukraina është në gjendje të çlirojë tokën e pushtuar. Kjo për shkak të guximit, trimërisë dhe aftësive të ushtarëve ukrainas. Por gjithashtu thekson dhe demonstron se mbështetja që aleatët e NATO-s i kanë dhënë Ukrainës po sjell në fakt ndryshim në fushën e betejës”.
Zoti Stoltenberg i bëri komentet në fillim të një takimi dy-ditor të ministrave të mbrojtjes të aleancës në Bruksel, që diskutoi edhe mbi mundësitë për rritje të prodhimit në fushën e mbrojtjes. Takimi i NATO-s në Bruksel i paraprin takimit në nivel kryetarësh shtetesh që mbahet në Lituani, në një shfaqje simbolike të mbështetjes për Ukrainën, si dhe për të nënvizuar vendosmërinë për të vepruar nëse Presidenti rus Vladimir Putin përpiqet të zgjerojë luftën drejt Perëndimit.
Në vitin 2008 NATO ra dakord që Ukraina t’i bashkohej organizatës, por nuk caktoi një datë për fillimin e bisedimeve për anëtarësim. Me fillimin e luftës, Ukraina aplikoi më 30 shtator për “anëtarësim të përshpejtuar” në NATO.
Po Sekretari Stoltenberg ka thënë se nuk ka konsensus për anëtarësimin e vendit ndërsa lufta vazhdon. Megjithatë aleanca po përmirëson marrëdhëniet me Kievin. Komisioni aktual NATO-Ukrainë, do të shndërrohet në një Këshill NATO-Ukrainë, duke i dhënë Kievit një vend të barabartë në tryezë mes 31 aleatëve.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Zelanda e Re shkarkon të dërguarin në Mbretërinë e Bashkuar, pas komenteve që i bëri për Trumpin

Aeroplanët ushtarakë hodhën aksidentalisht bomba në zona civile gjatë stërvitjeve, lëndohen 15 persona në Korenë e Jugut

Nga operatorët e sistemeve raketore Patriot deri te pilotët e aeroplanëve F-16, ukrainasit falënderojnë popullin amerikan për ndihmën e ofruar

Kanadezët bojkotojnë produktet amerikane, shitësit heqin nga raftet e dyqaneve gjithçka të SHBA-së

Bota u mbyll, ata jo - si janë pesë vjet më vonë ata që nuk iu frikësuan COVID-19

Paralajmëron Macron: Franca po konsideron shtrirjen e arsenalit të saj bërthamor për mbrojtjen e aleatëve

Zëvendëspresidentin dhe kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve i “tradhton” mikrofoni, dëgjohen duke folur keq për Bidenin

Lufta e Rusisë në Ukrainë nxit një stuhi diplomatike

U përjashtua nga Kongresi sepse ia ndërpreu fjalën Trumpit, kongresisti amerikan thotë se nuk është pishman

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi