Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, ka thënë se duke iu falënderuar marrëveshjes së fundit me FMN-në, Shqipëria vazhdoi ritmin rritës të ekonomisë dhe ndërmori një sërë reformash strukturore.
Ai këto komente i bëri në konferencën e nivelit të lartë “Ripërshpejtimi i konvergjencës në Evropën Qendrore, Lindore dhe Juglindore – roli i qeverisjes dhe institucioneve”, organizuar nga Banka Kombëtare e Kroacisë dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) në Dubrovnik të Kroacisë.
Gjatë konferencës, guvernatori Sejko mori pjesë edhe në tryezën e diskutimit, organizuar nga Drejtorja e Përgjithshme e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Christine Lagarde. Në këtë tryezë, guvernatori shqiptar diskutoi mbi kontributin që FMN-ja ka dhënë në vendet e EQLJ-së për realizimin e reformave dhe rolin që Fondi ka luajtur në forcimin e shoqërisë civile.
“FMN-ja ka luajtur dhe vazhdon të luajë një rol të rëndësishëm në rajonin e EQLJ-së. Programet dhe këshillat e FMN-së kanë qenë vendimtare në vendosjen e rajonit në rrugën e duhur, nga tranzicioni drejt konvergjencës. Për më tepër, FMN-ja ka vazhduar të luajë rolin e rregullatorit sa herë që vendet e këtij rajoni janë përballur me vështirësi ekonomike dhe financiare ”, tha Sejko.
Sa i përket rolit të FMN-së në të ardhmen, guvernatori u shpreh se ky rol mund të jetë më fleksibël dhe më eficient, duke kontribuar në forcimin e masave parandaluese të krizave të mundshme dhe në arritjen e objektivave finalë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBanesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
“Armën e kisha përpara”, i akuzuari Andi Pajaziti rrëfen detajet për vrasjen në “Bon Vivant”
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Krasniqi thotë se asnjëherë s’ia ndaloi KFOR-i shkuarjen në veri
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
"Firmosëm shkresën serbe", dëshmitë e dy shqiptarëve që u dëbuan nga Serbia
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova