LAJMI I FUNDIT:

Sejdiu: VV mundësoi shtyerjen e Demarkacionit

Sejdiu: VV mundësoi shtyerjen e Demarkacionit

Gjatë konferencës së jashtëzakonshme të Lëvizjes Vetëvendosje, nënkryetari Dardan Sejdi ka thënë se veprimet e Vetëvendosjes kundër demarkacionit mundësuan shtyerjen e seancës deri më 1 shtator.

“Peticionet dhe protestat e shumta kanë mundësuar shtyerjen për një muaj të demarkacionit. Lajmi i mirë është që nuk po kalon demarkacioni dhe argumentet e qeverisë ranë në ujë dhe ne po vazhdojmë me tubime”, tha Sejdiu, transmeton Klan Kosova.

VV: Demarkacioni nuk kalon edhe nëse mbushen burgjet me aktivistë e qytetarë
Lexo po ashtu VV: Demarkacioni nuk kalon edhe nëse mbushen burgjet me aktivistë e qytetarë

“Thirrja e qeverisë na tregon që ata nuk jon të pafajshëm dhe jemi të gëzuar sot që u shty edhe për një muaj çështja e demarkacionit”.


“Duhet të ketë angazhim të gjithë qytetarëve që të mos lejojmë që qeveria të kalojë”, ka thënë Sejdiu.