Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Socialdemokrate, Dardan Sejdiu, gjatë një intervistë të dhënë për Telegrafin ka thënë se PSD është e gatshme që të ketë një bashkërendim me dy partitë tjera në opozitë, Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe Vetëvendosjen rreth rrëzimit të Qeverisë.
Ai ka thënë se deri tani elitës politike në vend që nga vitit 1999 i ka konvenuar të merren me Serbinë, e jo me tema për qytetarin.
“Serbia për ta është aset, nëse hiqet Serbia ata nuk dinë se me çfarë të flasin, sepse nuk dinë asgjë tjetër. Më trego një reformë për çka janë në gjendje të flasin, sikur të munden këta edhe 20 vite do të merren me Serbinë. PSD thotë se rruga e vetme është të bëhemi bashkë në këtë betejë”, u shpreh ai.
Sejdiu tha se në çdo takim që e ka pasur me zyrtarë të LDK-së, ka bërë thirrje që të ulen bashkë e të ecin përpara.
“15 vjet të qeverisjes së LDK-së nuk kanë bërë asgjë, e PSD që një vit kërkon plane, plani ynë është VV-LDK-PSD, ulemi te shohim se si duhet te duket e ardhmja”, tha ai.

Tutje Sejdiu tha se për politikat në Kosovë që 20 vitet e fundit përgjegjësinë e bartin LDK dhe PDK.
“Ata janë fajtor sepse kanë qeverisur vendin, ne duhet të zotohemi për një rrugë tjetër e jo për me i ndërru vendet, PSD ka ide te qarta se si duhet të duket kjo shoqëri. PSD është ajo që po i godet probleme, kush ka thirrur më së shumti interpelanca se PSD? Ne si PSD kemi vendosur që të sjellim një frymë ndryshe në politikë. Ata po thonë ju jeni bisht, kur në po i bëjmë thirrja për rrëzimin e Qeverisë”, u shpreh ai.
Sejdiu theksoi edhe një herë se PSD është e interesuar të bashkërendojnë si grupe parlamentare, dhe ta kenë të qartë se si duhet të duket shoqëria në të ardhmen.
“Unë besoj në marrëveshje politike, dhe në një ekip që ka guxim ta bëjë këtë”.
Në fund, Sejdiu tha se do të ishte i lumtur nëse do të kishte zgjedhje parlamentare, dhe se kjo varet nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Vetëvendosjes.
“LDK dhe VV, këto dyja duhet ta kuptojnë se pa marrëveshje askush nuk shkon me ta. Përderisa komunikimi është mëkat, zgjidhja e problemit është e pamundur. Etiketimet e akuzat e pa bazë kanë shkaktuar dëme. Jemi bërë në politikë vetëm me akuza”, ka thënë ai. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania