Analisti politik, Dardan Sejdiu, vlerëson se nuk ka distancë të madhe mes qëndrimit të kryeministrit, Albin Kurti dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës lidhur me Asociacionin.
Sejdiu tha se kërkesa e Kurtit për ndryshimin e renditjes së gjërave në raport me Serbinë është e drejt.
“Amerikanët na qartësuan se nuk ka distancë të madhe mes qëndrimit të kryeministrit Kurti dhe ShBA-së, Kurti kur flet për Asociacionin flet për atë që nuk krijon nivel të ri të pushtetit, pak a shumë, nuk e ndryshon Kushtetutën”, tha Sejdiu, në Rubikon në Klan Kosova.
“Dallimi është renditjen e gjërave, që të kemi një dokument që këtë çështjen e Serbisë të mos e trajtojmë pasi mbi një dekadë merremi me dialogun, por lëvizje drejt normalizimit të relacioneve jo për shkak të Kosovës nuk kemi”.
“Serbët e kanë bërë dialogun qëllim në vetvete. Nëse e lexojmë dokumentin franko-gjerman, dokumentin që e ka publiku FES-i dhe ato non-papers kemi me pa një trend që kemi një de-eskalim të termit njohje – në të gjitha këto nuk ka më njohje dhe kjo është kërkesa e Kurtit për ndryshimin e renditjes së gjërave” u shpreh Sejdiu.