LAJMI I FUNDIT:

Sejdiu: Gjilani e teproi

Sejdiu: Gjilani e teproi

Trajneri i Feronikelit, Gani Sejdiu, nuk është shprehur i kënaqur me mënyrën se si skuadra e tij i lëshoi dy pikë sot, pas barazimit 0-0 me Gjilanin në Drenas.

“Secili ekip e zgjedh lojën me të cilën dëshiron t’i arrijë objektivat, por kjo e Gjilanit ishte e ekzagjeruar”.

“Ata e zhagitën shumë lojën, ndërsa futbollistët tanë detyrimisht ranë në ndikimin e lojës së kundërshtarit”, deklaroi Sejdiu për Supersport Kosova.

“Gjithsesi, ne ende mund të shpallemi kampion sepse e kemi edhe një ndeshje, të cilën do ta zhvillojmë po ashtu në shtëpi”, shtoi Sejdiu.