Menaxheri gjeneral i Barcelonës, Pep Segura ka ftohur thashethemet për një lëvizje të mesfushori të Manchester United, Paul Pogba në Camp Nou.

Barcelona është duke u lidhur me transferimin e një mesfushori të ri qendror, ku emri më i përfolur është ai i francezit Pogba.


Megjithatë, Segura pranon se ata kanë më shumë gjasa të lëvizin për transferimin e mesfushorit të Ajaxit, Frenkie de Jong, përpara francezit.

"Në përgjithësi, gjithmonë do të kemi nevojë për lojtarë si De Jong, sepse ky është profili që ne duam", ka thënë fillimisht Segura për mediat spanjolle.

Frenkie de Jong De Jong gjatë një dueli me Fellianin në një ndeshje të Ligës së Evropës (Getty Images)

"Ne kemi pasur gjithmonë lojtarë karakteristikat e të cilëve nuk janë aq besnike sa ato të kërkuara nga klubi".

pogba 1

"Për shembull Seydou Keita që siguroi balancën e nevojshme për të përballuar sfidat".

"Garat e mëdha, si Liga e Kampioneve, pretendojnë çdo herë lojtarët e profileve të ndryshme", përfundoi menaxheri i katalunasve.

Ndryshe, gjatë ditëve të fundit talenti holandez, De Jong, ka shprehur dëshirën e tij për të luajtur te Barcelona. /Telegrafi/

telegrafi sport app