LAJMI I FUNDIT:

Seanca të reja gjyqësore për lëndët “Titanik”, “Tanku” dhe “Total”

Seanca të reja gjyqësore për lëndët “Titanik”, “Tanku” dhe “Total”

Në Gjykatën Penale sot në Shkup duhet të vazhdojnë proceset gjyqësore për lëndët e Prokurorisë Speciale “Titanik”, “Tanku” dhe “Total”.

Seanca e fundit për lëndën “Titanik” më 12 shtator u anulua për shkak të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore të Martin Protugjer, i cili është i akuzuar në këtë rast.

Mesin e të akuzuarve në “Titanik” janë edhe Nikolla Gruevski, Kirill Bozhinovski, Mile Janakieski, Gordana Jankulloska si dhe Ilija Dimovski, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Ata ngarkohen për keqpëdorim të detyrës zyrtare duke shkaktuar lëndim të të drejtës së votës, blerje votash, shkatërrim të materialit zgjedhor si dhe financim joligjor të fushatës zgjedhore në vitin 2012.

Sot duhet të vazhdojë gjykimi edhe për procedurën e ndarë në lëndën “Tanku”, kundër ish-ministres së Punëve të Brendshme Gordana Jankulloska, e cila dyshohet se është e përfshirë në blerjen joligjore të makinës luksoze “Mercedes” në vlerë prej 600 mijë eurove.

Ndërsa në seancën për rastin “Total” duhet të dëgjohen audio inçizime të vitit 2011, që PSP-ja i ka prezantuar si dëshmi.

Në rastin “Total” të akuzuar janë gazetari Dragan Pavlloviq-Llatas për fshehje të tatimit në vlerë prej 121.414 euro përmes firmave “Total Marketing DOOEL”, “Total Media Center” dhe “Mediamaks”, si dhe 63.032 euro si person fizik./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime

Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime

Lajme
Shefja e Misionit të BE-së: Deklaratat e Grenell ishin ndërhyrje në zgjedhjet në Kosovë, pushteti pati gjuhë negative

Shefja e Misionit të BE-së: Deklaratat e Grenell ishin ndërhyrje në zgjedhjet në Kosovë, pushteti pati gjuhë negative

Lajme
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Pse qytetarët po heqin dorë nga shtetësia e Kosovës?

Pse qytetarët po heqin dorë nga shtetësia e Kosovës?

Lajme
Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan

Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan

Lajme
Kalo në kategori