Dështon seanca konstituive - nuk kalon raporti për verifikimin e mandatave të deputetëve

- 15/04/2025 13:43-Kurti: Opozita u rebelua kundër shtetit, lanë nam në sytë e botës
- 15/04/2025 13:41-Mosvotimi i raportit, Abrashi i LVV-së: Situatë e paprecedentë dhe e mjegullt
- 15/04/2025 13:28-“Lojë e qëllimshme politike” – Abdixhiku godet LVV-në pas dështimit të seancës
- 15/04/2025 12:37-Nuk kaloi raporti për verifikimin e mandatave të deputetëve – ndërpritet seanca
- 15/04/2025 12:13-PDK, LDK dhe AAK kundërshtojnë raportin për verifikimin e mandateve
- 15/04/2025 12:10-Nuk kalon raporti për verifikimin e mandatave të deputetëve
- 15/04/2025 11:15-Formohet komisioni i përkohshëm për verifikimin e kourumit dhe mandateve të deputetëve
- 15/04/2025 11:05-Nis seanca konstituive
- 15/04/2025 10:56-Vlora Çitaku pritet të jetë nënkryetare e Kuvendit nga radhët e PDK-së, ndërsa Abelard Tahiri sërish shef i grupit parlamentar
- 15/04/2025 10:54-Deputetët e LVV-së hyjnë në sallën e Kuvendit
- 15/04/2025 10:51-Hykmete Bajrami emërohet shefe e Grupit Parlamentar të LDK-së: Nuk votojmë për zgjedhjen e kryeparlamentarit
- 15/04/2025 10:48-Lista serbe hyn në Kuvend
- 15/04/2025 10:39-Vonesa në nisjen e seancës konstituive, në sallën shihen vetëm deputetët e PDK-së dhe Duda Balje
- 15/04/2025 10:30-Rashiq beson se edhe në qeverinë e re do ta ketë postin e ministrit
- 15/04/2025 10:24-Deputetët e PDK-së para nisjes së seancës
- 15/04/2025 10:15-Emilija Rexhepi: Nuk kam ofertë për ministre, por do ta votojmë Qeverinë
- 15/04/2025 10:12-AAK e hapur për votimin e kryetarit të Kuvendit, por jo pa koordinim me opozitën
- 15/04/2025 10:03-Edhe Limaj arrin në Kuvend, a do ta mbështesë Kurtin për formimin e Qeverisë së re?
- 15/04/2025 09:44-Kryetari i PDK-së arrin në Kuvend
- 15/04/2025 09:38-Seanca konstituive, Kurti arrin në Kuvend
- 15/04/2025 09:11-Heshtje para seancës konstituive
- 15/04/2025 08:40-Tre skenarët e seancës konstituive
Seanca konstituive e Kuvendit të Republikës së Kosovës është ndërprerë pasi deputetët nuk votuan raportin e Komisionit parlamentar për verifikimin e mandateve të deputetëve.
Seanca kishte nisur pak para orës 11:00, ndërsa ishte si hap i parë drejt themelimit të legjislaturës së re, pas zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit.
PDK, LDK e AAK nuk votuan këtë raport, pasi u tha se ishte anti-kushtetues për shkak se Kurti dhe ekzekutivi nuk kishin dhënë dorëheqje.
E letra e dorëheqjes së Kurtit me kabinetin qeveritar u bë publike në momentet e fundit, saktësisht në kohën kur në rend dite raporti i Komisionit.
Ndryshe, neni 26 i Ligjit për Qeverinë thekson papajtueshmërinë e anëtarit të Qeverisë dhe parandalimin e konfliktit të interesit.
“Në rast se anëtari i Qeverisë në detyrë zgjidhet deputet i Kuvendit të Kosovës, i njëjti duhet të japë dorëheqje nga posti i anëtarit të Qeverisë para ditës së certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve”, thuhet në Ligj. /Telegrafi/
15/04/2025 13:43-Kurti: Opozita u rebelua kundër shtetit, lanë nam në sytë e botës
Ka dështuar sot konstituimi i Kuvendit të Kosovës, pasi që nuk u miratua raporti i komisionit për verifikimin e mandateve. Kryeministri në dorëheqje, Albin Kurti ka reaguar përmes një statusi në Facebook, ku ka akuzuar PDK-në, LDK-në dhe AAK-në. “Deputet e opozitës PDK, LDK, Lista Serbe dhe AAK sot votuan kundër raportit të komisionit për verifikimin e mandateve. Në një votim krejt formal e teknik që bazohet në dokumentacionin e KQZ-së, ata u rebeluan kundër betimit të deputetëve dhe konstituimit të legjislaturës së nëntë”, ka shkruar Kurti. Kurti ka thënë se ky është sulm brenda institucional kundër Republikës së Kosovës dhe zgjedhjeve demokratike. Lajmin e plotë mund ta lexoni KËTU:15/04/2025 13:41-Mosvotimi i raportit, Abrashi i LVV-së: Situatë e paprecedentë dhe e mjegullt
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi, njëherësh kryesues i Komisionit të përkohshëm për verifikimin e mandateve tha se situata me mosvotimin e raportit është e paprecedentë. Ai në një deklaratë për media tha se ky Komision si rezultat “i qëndrimeve të opozitës ka shkaktuar një situatë të mjegullt e që mund të karakterizohet edhe si krizë”. “Pa përmes arsyetimeve të paqena është penguar votimi i raportit të Komisionit qendror të zgjedhjeve, pra verifikimit i mandatave të secilit subjekt politik... Pra, kjo nuk ka ndodh asnjëherë më herë, jemi në një terren krejt tjetër, të panjohur dhe si do të vazhdohet tash e tutje mbetet e mjegullt...”, tha ai.15/04/2025 13:28-“Lojë e qëllimshme politike” – Abdixhiku godet LVV-në pas dështimit të seancës
15/04/2025 12:37-Nuk kaloi raporti për verifikimin e mandatave të deputetëve – ndërpritet seanca
Kuvendi i Kosovës nuk ka miratuar raportin e Komisionit për verifikimin e mandatave të deputetëve të Kuvendit. Pasi një raport i tillë nuk kaloi, seanca konstituive shkoi në pauzë disa minutëshe. Me rinisjen e seancës, deputeti më i vjetër i Kuvendit, Avni Dehari i cili udhëhoqi seancën tha se kjo seancë ndërpritet dhe do t’i drejtohet presidentes së Kosovës për të parë si të veprohet tutje.15/04/2025 12:13-PDK, LDK dhe AAK kundërshtojnë raportin për verifikimin e mandateve
15/04/2025 12:10-Nuk kalon raporti për verifikimin e mandatave të deputetëve
Në seancën konstituive nuk ka kaluar raporti i Komisionit të përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe të mandateve të deputetëve. Për raportin e Komisionit të përkohshëm votuan 52 deputetë, kundër 46 dhe 11 abstenime. Deputeti Avni Dehari pas kësaj bëri thirri për konsultime.15/04/2025 11:15-Formohet komisioni i përkohshëm për verifikimin e kourumit dhe mandateve të deputetëve
15/04/2025 11:05-Nis seanca konstituive
Deputetët e Kuvendit të Kosovës tashmë janë në Kuvend, gjersa ka nisur të mbahet edhe seanca konstituive. Seanca po udhëhiqet nga deputeti më i vjetër Avni Dehari dhe deputetja më e re, Sala Jashari. Të pranishëm në seancë janë edhe ambasadorë të vendeve mike.15/04/2025 10:56-Vlora Çitaku pritet të jetë nënkryetare e Kuvendit nga radhët e PDK-së, ndërsa Abelard Tahiri sërish shef i grupit parlamentar
15/04/2025 10:54-Deputetët e LVV-së hyjnë në sallën e Kuvendit
15/04/2025 10:51-Hykmete Bajrami emërohet shefe e Grupit Parlamentar të LDK-së: Nuk votojmë për zgjedhjen e kryeparlamentarit
15/04/2025 10:48-Lista serbe hyn në Kuvend
15/04/2025 10:39-Vonesa në nisjen e seancës konstituive, në sallën shihen vetëm deputetët e PDK-së dhe Duda Balje
Kuvendi i Republikës së Kosovës sot mban seancën konstituive pas më shumë se dy muajsh nga mbajtja e zgjedhjeve parlamentare. Seanca ishte caktuar të nisë në ora 10:00, por që seanca ende nuk ka nisur as pas 40 minutash vonesë. Të pranishëm në sallë shihen vetëm deputetët e zgjedhur të PDK-së, dhe deputetja Duda Balje. Lajmi i plotë këtu.15/04/2025 10:30-Rashiq beson se edhe në qeverinë e re do ta ketë postin e ministrit
15/04/2025 10:24-Deputetët e PDK-së para nisjes së seancës
15/04/2025 10:15-Emilija Rexhepi: Nuk kam ofertë për ministre, por do ta votojmë Qeverinë
Zëvendëskryeministrja në detyrë, Emilja Rexhepi, ka konfirmuar se do ta mbështesë votimin e qeverisë së re e cila sipas saj do të drejtohet nga Albin Kurti, pavarësisht se nuk ka marrë ndonjë ofertë për të ministre edhe një mandat. "Patjetër që do e votojë qeverinë, ne jemi pjesë e qeverisë veç unë nuk e kam marrë atë ofertën që të jem ministre, kthehem në parlamentar, por jemi pjesë e Qeverisë", tha Rexhepi. "Dikush prej boshnjakëve duhet me qenë, unë nuk jam kundër, këtë e vendos kryeministri", shtoi Rexhepi, ku u pyet nëse pozita e ministres i është ofruar Duda Baljes.15/04/2025 10:12-AAK e hapur për votimin e kryetarit të Kuvendit, por jo pa koordinim me opozitën
15/04/2025 10:03-Edhe Limaj arrin në Kuvend, a do ta mbështesë Kurtin për formimin e Qeverisë së re?
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj tashmë ka arritur në Kuvend të Kosovës.
I pyetur nga gazetarët nëse ai do të jep votën e tij për formimin e qeverisë së re, Limaj nuk dha ndonjë përgjigje, transmeton Telegrafi.
Lajmi i plotë këtu.



















































