LAJMI I FUNDIT:

Seanca gjyqësore për rastet e PSP-së “Lëndina” dhe “Tarifa”

Seanca gjyqësore për rastet e PSP-së “Lëndina” dhe “Tarifa”

Në Gjykatën Penale në Shkup për sot janë planifikuar seanca të reja gjyqësore për rastet e Porkurorisë Speciale “Lëndina” dhe “Tarifa”.

Në rastin “Lëndina” të akuzuar janë gazetari Dragan Pavlloviq-Llatas dhe vëllezërit e tij Srgjan dhe Zvezdan, për ndërtimin e paligjshëm të tre shtëpizave në Komunën e Zelenikovës, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas aktakuzës, ata kanë ndërtuar tre shtëpiza në Zelenikovë pa leje për ndërtim, gjegjësisht lejet i kanë marrë pas ndërtimit të shtëpizave. Llatas ka ndërtuar shtëpizë 317 metra katror, ndërsa vëllezërit e tij 130 dhe 104 metra katror.


Ndërsa në rastin “Tarifa” i akuzuari i parë është ish-drejtori i përgjithshëm i ELEM-it, Dejan Boshkovski dhe dy persona tjerë.

Në këtë lëndë bëhet fjalë për aktakuzë për blerje të paligjshme të sistemeve softuerike për nevojat e kompanisë shtetërore “Elektranat e Maqedonisë”, në vlerë prej 4 milionë eurove./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

Lajme
​Këto janë votat e LDK-së në tetë komunat që udhëheq në nivel lokal

​Këto janë votat e LDK-së në tetë komunat që udhëheq në nivel lokal

Lajme
Personi që grisi Kuranin në Prizren ka të kaluar kriminale për “Vrasje” e vepra tjera penale

Personi që grisi Kuranin në Prizren ka të kaluar kriminale për “Vrasje” e vepra tjera penale

Kronika e Zezë
SPAK heton organizatën kriminale që 'skllavëroi' 24 të rinj ukrainas në Vlorë

SPAK heton organizatën kriminale që 'skllavëroi' 24 të rinj ukrainas në Vlorë

Lajme
Haxhiu: Le t’i tregojë dikush KPK-së dhe ZKPSH-së, që Albin Kurti nuk është kryeministër në detyrë

Haxhiu: Le t’i tregojë dikush KPK-së dhe ZKPSH-së, që Albin Kurti nuk është kryeministër në detyrë

Lajme
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Kalo në kategori