Mesfushori i talentuar gjerman, Max Meyer nuk dot ë vazhdoj karrierën e tij te Schalke 04.

Kontrata e gjermanit me Schalken skadon në fund të këtij edicioni dhe ai nuk ka pranuar vazhdimin e saj.


Largimin e tij nga klubi e ka konfirmuar edhe drejtori sportiv i Schalkes, Christian Heidel.

“Meyer do të largohet në fund të këtij edicioni nga Schalke. Jemi duke e menaxhuar me profesionalizëm këtë situatë”.

“Max ka dhënë shumë për klubin dhe nuk do të ketë fjalë të këqija nga asnjëra palë”.

“Lojtari po e planifikon të ardhmen e tij ashtu si ne që jemi duke planifikuar të ardhmen pa të”, përfundoi Heidel.

Max Meyer1 Meyer duke festuar një gol me fanellën e Kombëtares gjermane në Olimpiadë (Photo /Getty Images)

22-vjeçari është bërë ndër lojtarët më të kërkuar nga skuadrat e mëdha evropiane.

Në Gjermani Bayern Munich, Borussia Dortmund dhe RB Leipzig janë vënë pas tij.

Ndërkohë Meyer ka zgjuar interesimin e dy gjigantëve italian Roma dhe Milan.

Reprezentuesi i Gjermanisë po kërkohet edhe në Angli nga Arsenal, Tottenham, Liverpool dhe Chelsea.

Ndërkohë Barcelona dhe Atletico Madrid janë skuadrat spanjolle që e duan atë.

Meyer pritet të vendosë të ardhmen e tij para fillimit të kampionatit botëror Rusia 2018. /Telegrafi/

telegrafi sport app