LAJMI I FUNDIT:

SBASHK-u përkrah ‘Garën e Diturisë’

SBASHK-u përkrah ‘Garën e Diturisë’

Përveç partnerëve strategjik, Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, përkrahje të vazhdueshme për implementimin e Programit Nacional për Rininë po ofron edhe Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës.

Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Republikës së Kosovës, Rexhep Hoti, është takuar sot me Kryetarin e SBAShK-ut, Rrahaman Jasharaj, me të cilin biseduan për Garën e Diturisë e cila do të realizohet në kuadër të Programit Nacional për Rininë.

Koordinatori Hoti e njoftoi kryetarin Jasharaj për ecurinë e përgatitjeve për Garën e Diturisë dhe e falënderoi atë për mbështetjen që po ofron në implementimin e Programit Nacional për Rininë.


“Gara e Diturisë është pjesë e Programit Nacional për Rininë i paraparë për të gjithë nxënësit e Republikës së Kosovës. Jemi në përfundim të përgatitjeve për Garën e Diturisë e cila do të mbahet ditën e shtunë më 11 maj 2019. Ju falënderoj juve për mbështetjen e dhënë për garën e Kreativitetit Kulturor dhe Mendimit Kritik ashtu edhe për Garën e Diturisë”, tha Hoti.

Ndërsa, Kryetari  i SBAShK-ut Jasharaj, ritheksoi përkrahjen e sindikatës që përfaqëson për Programin Nacional për Rininë dhe tha se Gara e Diturisë do të kontribuoj në rritjen e cilësisë së arsimit në vend.

Gara e Diturisë është pjesë e Programit Nacional për Rininë dhe do të organizohet në tri nivele: në nivelin shkollor, komunal dhe republikan. Fituesit e vendeve të para në nivelin shkollor, për secilën lëndë, për secilën gjeneratë do të garojnë në nivelin komunal, pastaj vendet e para të këtij niveli do të garojnë për fituesin e nivelit republikan.​

Në trend Lajme

Më shumë
Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës

Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës

Politikë
Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin

Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin

Politikë
Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht

Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht

Politikë
Italia thotë se dëshiron të shohë Ballkanin Perëndimor në BE para vitit 2030, por Kosova dhe Serbia kanë disa obligime shtesë

Italia thotë se dëshiron të shohë Ballkanin Perëndimor në BE para vitit 2030, por Kosova dhe Serbia kanë disa obligime shtesë

Politikë
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

Lajme
Kalo në kategori