LAJMI I FUNDIT:

SBASHK-u: Nëse nuk dërgohet Projektligji për punëtorët e viteve të 90-ta në Kuvend, grevë e përgjithshme më 13 prill

SBASHK-u: Nëse nuk dërgohet Projektligji për punëtorët e viteve të 90-ta në Kuvend, grevë e përgjithshme më 13 prill

Nëse brenda dy ditësh Projektligji për punëtorët e arsimit të viteve të 90-ta nuk dërgohet në Kuvend, atëherë Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës së Kosovës (SBASHK) do të hyjë në grevë më 13 prill.

Kështu ka thënë në një prononcim për Telegrafin kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj.

Jasharaj theksoi se Qeveria duhet të jap dritën e gjelbër që Projektligji të shkoj në Kuvend në mënyrë që situata të ndryshoj pozitivisht.


“Nuk është dëshirë e jona por është obligim nga rezoluta që kanë nxjerr delegatët e kongresit të 24 shkurtit. Qeveria sot e nesër duhet të debatoj çështjen tonë dhe të marr vendim meritor që të realizoj kërkesën tonë, që është sublime që është çështje e ligjit për statutin e punëtorëve të arsimit shqip të Republikës së Kosovës të viteve 90-ta. Greva e 13 prillit nuk është me afat të caktuar, por uroj që Qeveria sot ta kryejë detyrën e vet dhe të jap dritën e gjelbër që ligji të shkoj në parlament. Nëse ndodh e kundërta, që nuk e dëshiron askush, greva më 13 prill fillon dhe nuk i dihet fundi . Ajo do të zgjas deri në realizimin e kërkesës së SBASHK-ut”, tha Jasharaj.

Kryetari i SBASHK-ut, Jasharaj tha se testi i PISA-s ka filluar sot të mbahet në komunat e Kosovës dhe është i vetëdijshëm që greva nuk do të ndikojë mirë, por sipas tij qeveria duhet të kryej obligimin moral që ka ndaj arsimit të viteve 90-ta, ku shumë mësimdhënës kanë bërë sakrificë për ta mbajtur gjallë arsimin në Kosovë.

Ndërsa, ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT), Shyqiri Bytyqi, në një intervistë dhënë Telegrafit  ka thënë se vazhdimisht ka pasur takime me SBAShK-un.

Bytyqi theksoi se ka qenë përpjekje e tyre e vazhdueshme që Ligji për punëtorët e arsimit të viteve ’90-ta të shkojë sa më shpejt në Parlament, ndonëse duket se ka probleme me buxhet.

“Qeveria është duke punuar dhe do të gjejë masa sa më të shpejta që ligji të shkojë në Parlament dhe kemi kërkuar mirëkuptim nga SBASHK-u, të mos futen në grevë mësimdhënësit për arsye se vërtetë jemi në një fazë të rëndësishme këtë vit, sepse po mbahet testi PISA. Kemi kërkuar që të mos dëmtohet ky proces, sepse është proces i jashtëzakonshëm për neve dhe për Kosovën”, ka theksuar Bytyqi.  /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Politikë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Lajme
Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Lajme
Skema e fajdeve në Prizren, pretendimet për zhvatje të 20 mijë eurove nga viktima

Skema e fajdeve në Prizren, pretendimet për zhvatje të 20 mijë eurove nga viktima

Drejtësi
“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Lajme
Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Politikë
Kalo në kategori