LAJMI I FUNDIT:

SBASHK: Të enjten grevë një orëshe – po përgatitemi për grevë të përgjithshme

SBASHK: Të enjten grevë një orëshe – po përgatitemi për grevë të përgjithshme
Foto: Ilustrim

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Kosovës (SBASHK), ka bërë të ditur se të enjten më 12 maj do të mbahet grevë  një orëshe në tërë sistemin e arsimit, për shkak të mos përgjigjes në kërkesat e tyre nga ana e Qeverisë.

Përmes një njoftimi për media, SBASHK ka kërkuar nga prindërit që nxënësit në shkolla dhe në çerdhe të dërgohen një orë më vonë.

Nagavci për paralajmërimet e SBASHK-ut për greva: Nuk besoj që do të ketë ndërprerje të mësimit
Lexo po ashtu Nagavci për paralajmërimet e SBASHK-ut për greva: Nuk besoj që do të ketë ndërprerje të mësimit

“Duke u angazhuar që të mos dëmtohet procesi mësimor organizuam protestën e 8 prillit, që ishte ditë pushimi, dhe me arsye pritem që Qeveria  do ta kuptojë realitetin e do të nis me dialogun e mirëfilltë, por kjo nuk ndodhi dhe prandaj duke u bazuar në zërin e anëtarësisë  jemi të detyruar të vazhdojmë me veprime sindikale dhe njëri prej tyre është edhe greva njëorëshe më 12 maj  në tërë sistemin arsimit, që nga çerdhet e deri në Universitete.


Pasi që ora e parë e punës në çerdhe, shkolla dhe universitete do të jetë grevë më 12 maj ju drejtohemi me apelin për mirëkuptim prindër  dhe nxënës të dashur duke ju lutur që më 12 maj  fëmijët në çerdhe t’i dërgoni një orë më vonë krahasuar me orarin e ditëve tjera. Po ashtu edhe në shkolla  fëmijët le të nisen  për të arritur me kohë për në orën e dytë të mësimit”, thuhet në njoftimin e SBASHK-ut.

SBASHK shton se këtë apel dhe lutje për prindërit po bëjnë për hir të sigurisë së fëmijëve.

Pupovci: SBASHK-u të mos bëjë kërkesa shantazhuese, greva dëmton nxënësit
Lexo po ashtu Pupovci: SBASHK-u të mos bëjë kërkesa shantazhuese, greva dëmton nxënësit

SBASHK thekson se ka kohë që bashkë me sindikatat  tjera kanë paralajmëruar veprime sindikale pasi që Qeveria e Kosovës, edhe përkundër angazhimeve të tyre të shumta e dërgimit të ftesave për takime, me qëllim që kërkesat tona legjitime të gjejnë zgjidhje përmes dialogut, nuk  është përgjigjur dhe nuk ka shprehur vullnet për takime e angazhime të përbashkëta.

“Kërkojmë mirëkuptim edhe nga studentët sepse  administrata  dhe stafi tjetër në grevë do të jenë nga ora 10 deri në orën 11.

Të angazhohemi e të urojmë bashkë që Qeveria të angazhohet sinqerisht që në takime përmbajtjesore me sindikatat të ofroj zgjidhje të  pranueshme  për kërkesat legjitime në mënyrë që të mos ketë nevojë  për protesta e grevë të përgjithshme, për çka SBASHK dhe sindikatat tjera janë duke u përgatitur sepse  ky është vullneti dhe zëri i anëtarësisë”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Lajme
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost

“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Drejtësi
Kalo në kategori