Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Kosovës (SBASHK) përmes një njoftimi ka reaguar ndaj analizës së publikuar nga Instituti GAP, nga i cili edhe ka kërkuar kërkimfalje për mësimdhënësit e viteve të 90-ta.
Sipas SBASHK-ut, raporti i hartuar nga GAP është i bazuar në supozime dhe me tendenca.
Tutje, GAP ka pranuar kritika edhe për kopertinën e kësaj analize, e cila ishte e mbështjellur me abetaren.
“GAP draft analizën me titullin ‘Ndikimi buxhetor i Ligjit për punëtorët e arsimit shqip të viteve të 90-ta’ e mbështjell me kopertinën sikur të ishte ABETARE, gjë që është një veprim i pamatur. Aq më shumë në këtë vizatim të kopertinës nxënësi paraqitet me një fytyrë të vrenjtur dhe në vend të buzëqeshjes vetëm sa nuk i ka dalë loti nga dëshpërimi, kurse nga çanta e tij dalin mizat. Në po këtë kopertinë të dizajnuar keq nga GAP, në vend të nxënëses, që është në kopertinën e njërës nga abetaret, është vendosur një burrë barkalec, me buzëqeshje ironike dhe me çantën, e cila nuk ia ka zënë gjithë paratë, por ato kanë nisur t’i dalin nga çanta. Kështu GAP e portretizon mësuesin e viteve të 90-ta. Kjo nuk ka të bëj me të vërtetën dhe është fyerje ndaj personalitetit të pishtarëve të dijes”, thuhet në reagim, përcjell Telegrafi.
Reagimi i plotë nga SBASHK-u
GAP duhet t’i kërkojë falje mësimdhënësve të viteve të 90-ta
Instituti GAP kishte pasur dy takime pune me përfaqësues të SBASHK-ut lidhur me gjithë çështjet që kanë të bëjnë me Ligjin për statutin e punëtorëve të arsimit shqip të Republikës së Kosovës për vitet e 90-ta. Ata, edhe përkundër argumenteve të bollshme që morën, dolën publikisht duke organizuar tryezë me deputetë, përfaqësues institucionesh, përfaqësues të shoqërisë civile dhe me palë të tjera të interesuara me një draftë analizë , e cila doli të jetë e bazuar në supozime dhe pa argumente të qëndrueshme e me tendencën kundër aprovimit të këtij ligji.
Në këtë reagim nuk do të ndalemi në draftin GAP të bazuar në supozime sepse në tryezën e organizuar nga ata përfaqësuesi i SBASHK-ut me argumente e fakte ua hodhi poshtë gjithë pretendimet e tyre negative ndaj ligjit. Reagimi ynë ndodh me arsye e për një shkak tjetër. GAP draft analizën me titullin ‘Ndikimi buxhetor i Ligjit për punëtorët e arsimit shqip të viteve të 90-ta” e mbështjell me kopertinën sikur të ishte ABETARE, gjë që është një veprim i pamatur. Aq më shumë në këtë vizatim të kopertinës nxënësi paraqitet me një fytyrë të vrenjtur dhe në vend të buzëqeshjes vetëm sa nuk i ka dalë loti nga dëshpërimi, kurse nga çanta e tij dalin mizat. Në po këtë kopertinë të dizajnuar keq nga GAP , në vend të nxënëses, që është në kopertinën e njërës nga abetaret, është vendosur një burrë barkalec, me buzëqeshje ironike dhe me çantën, e cila nuk ia ka zà «në gjithë paratë, por ato kanë nisur t’i dalin nga çanta. Kështu e portretizon mësuesin e viteve të 90-ta GAP. Kjo nuk ka të bëj me të vërtetën dhe është fyerje ndaj personalitetit të pishtarëve të dijes.
Njerëzit në GAP nuk e kanë përjetuar kohën e viteve të 90-ta dhe qëndresën sublime të punëtorëve të arsimit shqip të asaj kohe karshi furtunave dhe dhunës së pushtuesit. Mësimdhënësit në atë kohë kanë punuar me tërë përkushtimin dhe çanta e nxënësit ka qenë me libra e fletore, koka e mbushur me dije e zemra me dashuri për atdheun. Mësuesi në atë kohë nuk ka qenë i veshur si në vizatimin e GAP e as nuk ka pasur çantë. Ai në të shumtën e kohës ka punuar pa pagesë po në emër të idealit për atdheun e lirë dhe me vetëdijen se po i shërben dritës kundër errësirës. GAP këtë gabimin me kopertinën e bëri, mbase, pa qëllim, por vizatimi doli ofendues dhe prandaj GAP duhet t’u kërkojë falje publike mësimdhënësve dhe nxënësve të viteve të 90-ta. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTop 5 benefitet e pabesueshme pse nënat shtatzënë duhet të konsumojnë vezë REA-s
Rruga Prizren-Tetovë, Aliu: Do të shkurtohet nga tre orë në më pak se një
evroTarget, CubyLink dhe Horizonte-Group pjesë e panairit më të madh energjetik në Evropë “E-world energy & water”
Bëhu SMS – Trajnimi i ri i Hallakate për ndërtimin e strategjisë në rrjete sociale
Më 6 shkurt mbahet ankandi i radhës i letrave me vlerë, në shumën prej 20 milionë euro
Edhe sllovenët bojkotojnë dyqanet shkaku i çmimeve të larta
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Rodrygo 'zbehet' kur mëson se me kë mund të luajë Real Madridi në play-off të Ligës së Kampionëve
Kush me kë takohet në sistemin noukaut, ndërsa dihen edhe kundërshtarët e mundshëm në play-off të Ligës së Kampionëve
Gjesti i dërgon letër me mesazhin e koduar Eglit - fansat dyshojnë se përmbajtja e tij është vulgare
Edhe pas mbarimit të spektaklit, Atilla Kardesh publikon fotografi i shoqëruar nga Rovena dhe Besforti
SHBA-ja dërgon një numër të madh raketash të fuqishme nga Izraeli në Ukrainë
Shtëpia e Bardhë anulon memorandumin për ngrirjen e granteve dhe huave federale