LAJMI I FUNDIT:

Sava Janjiq demanton VV-në: Ky është vendimi i lëshuar nga babai i Erzen Vraniqit për ndërtimin e Kishës (Dokument)

Sava Janjiq demanton VV-në: Ky është vendimi i lëshuar nga babai i Erzen Vraniqit për ndërtimin e Kishës (Dokument)

Përfaqësuesi i Kishës ortodokse serbe në Kosovë, igumeni Sava Janjiq, ka shprehur shqetësimin e tij ndaj reagimit të mediave, kundër Kishës serbe të ndërtuar në kampusin e Universitetit të Prishtinës.

Kleriku ortodoks serb, përmes një postimi në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook, ka ofruar dokumente se trualli për ndërtimin e Kishës në kompleksin universitar i është dhënë kishës Ortodokse Serbe në kohën e regjimit të Sllobodan Millosheviqit, dhe se ai vendim është lëshuar pikërisht nga babai i zëdhënësit të Lëvizjes Vetëvendosje, Erzen Vraniqi, nga Kryetari i atëhershëm i Këshillit Ekzekutiv të Komunës së Prishtinës, Hamdi Vraniqi, raporton Telegrafi.

Reagimit të tij, kleriku Janjiq ia ka bashkangjitur edhe faksimilen e vendimit të lëshuar nga Vraniqi, ku figuron se Kishës i është dhënë toka për ndërtimin e Kishës dhe objekteve të tjera përcjellëse fetare.


vendimi per kishen1
Janjiq shpreh pezmin se pse kryetari aktual i Komunës së Prishtinës, sipas tij pa asnjë vendim gjyqësor, ka ndërprerë punimet në kishë.

“Po i thonë kishë e Millosheviqit edhe pse pëlqimin për ndërtimin e saj në vitin 1990 e ka dhënë Hamdi Vraniqi, shqiptar i Kosovës dhe babai i zëdhënësit të sotëm të partisë së cilës i takon kryetari dhe e cila po bën fushatë kundër kishës”, thuhet në reagimin e igumenit Janjiq.

VV: Babai i Erzen Vraniqit s’lëshoi leje për Kishën në kampusin e UP-së (Dokument)
Lexo po ashtu VV: Babai i Erzen Vraniqit s’lëshoi leje për Kishën në kampusin e UP-së (Dokument)

Më tej Janjiq, reagimit të tij i ka bashkangjitur edhe dëshmi, sipas të cilave edhe UNMIK-u ka vërtetuar pronësinë e kishës në një sipërfaqe prej 4.2 hektarësh në kompleksin e Universitetit të Prishtinës.

Me dëshminë e prezantuar nga igumeni Janjiq, demantohet reagimi Lëvizjes ndaj Vetëvendosje se nuk ishte baba i zëdhënësit të kësaj partie që ka lëshuar vendimin për dhënien e truallit për ndërtimin e Kishës në kampusin e UP-së. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
​KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

​KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

Siguri
Armët dhe uniformat e konfiskuara në veri, Sveçla: Strukturat paralele ende funksionale në Kosovë

Armët dhe uniformat e konfiskuara në veri, Sveçla: Strukturat paralele ende funksionale në Kosovë

Lajme
Pas urdhrit të gjykatës që Kurti të paraqitet në Prokurorinë Speciale, reagon zëdhënësi i Qeverisë

Pas urdhrit të gjykatës që Kurti të paraqitet në Prokurorinë Speciale, reagon zëdhënësi i Qeverisë

Lajme
Gjykata urdhëron Kurtin të dëshmojë, avokati Gashi: Gjithçka është e politizuar dhe e panevojshme

Gjykata urdhëron Kurtin të dëshmojë, avokati Gashi: Gjithçka është e politizuar dhe e panevojshme

Drejtësi
Gjykata lëshon urdhër: Kurti duhet të dëshmojë më 4 mars në Prokurorinë Speciale

Gjykata lëshon urdhër: Kurti duhet të dëshmojë më 4 mars në Prokurorinë Speciale

Drejtësi
Votat e diasporës, pesë komunat me numrin me të madh të votuesve

Votat e diasporës, pesë komunat me numrin me të madh të votuesve

Lajme
Kalo në kategori