Maurizio Sarri kishte përdorur një metodë gjatë sezonit 2018/19 se si të merrte nikotinë gjatë kohës kur ishte trajner i Chelseat, pasi në stadiumet e Anglisë nuk lejohet konsumimi i cigares në fushë.

Ish-trajneri i skuadrës londineze kishte zbuluar se konsumon rreth katër pako cigare në ditë, por kjo pritet të ndryshojë në të ardhmen.


Gjatë një konferencë të zhvilluar në Kinë, trajneri i Juventusit ka zbuluar se ai është duke hequr dorë nga konsumimi i cigares.

Një gazetar gjatë asaj konference e pyeti Sarrin nëse kishte konsumuar ndonjëherë cigare të Kinës, derisa përgjigja e tij ishte se ai po heq dorë nga ajo.

“A kam përdorur cigare të Kinës? Le të themi se jam duke e lënë cigaren. Po heqi dorë. Mjaftë!”, ka thënë trajneri italian.

Sipas mediave, Sarri në ditë konsumon 80 cigare, që i bije se ai i konsumon pesë cigare në një orë. Në javë i bijë të konsumojë 420 cigare, në muaj 1,825, në vit 21,900 cigare. /Telegrafi/