Sarri: Jemi përmirësuar dukshëm - golat e Atleticos të parashikueshme, duhej t’i ndalnim

Juventusi ishte në epërsi, 2-0, por u desh të pajtohet me barazim 2-2 ndaj Atletico Madridit.
Juan Cuadrado dhe Blaise Matuidi i kishin dhënë Juve epërsinë 2-0 në Wanda Metropolitano, por në fund pranuan dy gola.

"Ishte një përmirësim i madh nga ndeshja e fundit dhe ne ndiheshim sikur loja ishte në duart tona, kështu që barazimi na le një shije të keqe”.
“Juventus nuk kishte shënuar në këtë stadium në shumë vizita dhe ne sot shënuan dy gola, plus kishte tre ose katër goditje të tjera në portë”.

“Është zhgënjyese, sepse golat e Atleticos vinin nga situata të parashikueshme dhe megjithatë ne nuk ishim të gatshëm për t’i ndalur”, ka thënë Sarri. /Telegrafi/








































