Chelsea nuk ka arritur më shumë se një barazim pa gola 0-0 në derbin e Londrës ndaj West Hamit.

Pas pesë fitoreve radhazi në kampionat, erdhi barazimi i parë për Chelsean e Maurizio Sarrit.


E trajneri e ka harruar barazimin ndaj West Hamit duke folur për dy ndeshjet e radhës që do t’i luajnë ndaj Lvierpoolit në Kupën e Anglisë dhe në kampionat.

“Do të përballemi me një skuadër shumë të mirë, që ka punuar me të njëjtin trajner për disa vite me radhë”.

chelsea 1 1 e1537030512411

“Liverpooli momentalisht ndodhet një hap para nesh, pasi me lojtarët e mij jam duke punuar vetëm që 40 ditë”, tha Sarri.

Tekniku italian thotë se Chelsea e tij duhet të përmirësohet ende për të arritur nivelin e Liverpoolit.

“Ne duhet të punojmë shumë dhe të përmirësohemi, pas një viti mund të jemi në të njëjtin nivel me Liverpoolin”, u shpreh Sarri.

sarri hazard e1537042106786

Të mërkurën Liverpool do të jetë nikoqir i Chelseat në kuadër të Kupës së Anglisë në Anfield, ndërsa të shtunën në Stamford Bridge do të zhvillohet ndeshja për kampionat. /Telegrafi/

telegrafi sport app