Sarri i bindur për përfundim në top katërshe

30:"Chelsea manager Maurizio Sarri 20:"PA Archive/PA Images
Maurizio Sarri beson se Chelsea mund të sigurojë një përfundim në top katërshe pa pasur nevojë që të fitojë tetë ndeshjet e mbetura në Ligën e Premier.
Trajneri i Bluve pret që të gjithë konkurrentët për pozitat e para të lëshojnë pikë deri në fund të sezonit.
“Mendoj se në përiudhën e fundit të Ligës Premier do të jetë shumë e vështirë për secilin ekip”.
“Dhe, kështu mendoj se mund të arrijmë edhe në top katërshe edhe nëse ne nuk jemi në gjendje që të fitojmë tetë ndeshje rresht”.
“Ne nuk mund të mendojmë për pikët, ne duhet që të mendojmë ndeshje pas ndeshje”.
“Mënyra më e mirë është që të fokusohemi në ndeshjen e ardhshme për momentin”, deklaroi Sarri. /Telegrafi/

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals

















































