Fluturimet u ndaluan dhe njerëzve iu tha të qëndronin brenda, pasi një re e trashë mjegulle përfshiu të enjten kryeqytetin e Bosnjës dhe Hercegovinës, Sarajevë, ndërsa banorët u përpoqën të përballonin ajrin toksik.

Kompania zvicerane e teknologjisë së cilësisë së ajrit IQAir, e cila vlerëson cilësinë e ajrit në kohë reale, e vendosi indeksin e cilësisë së ajrit të Sarajevës, ose AQI, si "shumë të pashëndetshme" 225, duke e renditur qytetin si të tretin më të ndotur në botë.


2 56

“Kjo është e tmerrshme, ne jemi të mbytur, veçanërisht njerëzit me sëmundje të zemrës. Mezi marr frymë, e shihni sa e vështirë është për mua të flas”, tha pensionistja Hajra Subasiq, transmeton Telegrafi.

Sarajeva dhe qytetet e tjera të mëdha në Ballkan janë tradicionalisht shumë të ndotura gjatë muajve të dimrit, pasi vendet atje mbështeten te qymyri dhe druri për ngrohje.

3 39

Ekspertët kanë paralajmëruar për efektet në shëndetin e njerëzve, sepse ajri i keq është i lidhur me sëmundje të ndryshme dhe vdekje të parakohshme.

E vendosur në një luginë të rrethuar nga male, Sarajeva është veçanërisht e prirur ndaj ndotjes së ajrit. Planifikimi i keq urban dhe përhapja e ndërtesave të larta e kanë përkeqësuar problemin vitet e fundit.

4 22

"Askush nuk po bën asgjë. Nuk mund ta besoj se kjo po ndodh në kryeqytetin e Bosnjës dhe ata (autoritetet) nuk mund ta rregullojnë atë", tha Subasiq.

Shtetet e Ballkanit përgjithësisht kanë të dhëna të dobëta në mbrojtjen e mjedisit, pavarësisht premtimeve për përmirësimin e situatës, ndërsa kërkojnë t'i afrohen anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

5 20

Lumenjtë e Ballkanit shpesh janë të bllokuar me mbeturina dhe riciklimi është pothuajse inekzistent.

9 6

Ajri në kryeqytetin fqinj të Serbisë, Beograd, gjithashtu u konsiderua "i pashëndetshëm" të enjten me indeksin e cilësisë së ajrit të vendosur në 170.

6 13

Në Sarajevë, aeroplanët u ndaluan në orët e mëngjesit për shkak të mjegullës, dhe shoferët u paralajmëruan të kenë kujdes shtesë për shkak të dukshmërisë së ulët.

8 10

Shumë njerëz mund të shiheshin duke bartur maska ​​​​për fytyrën për të paktën një mbrojtje.

7 10

Një banore e Sarajevës, e cila dha vetëm emrin e saj Nada, tha se po përpiqet të shmangë ndotjen duke shkuar në malet përreth qytetit, ku ajri është i pastër dhe nga ku Sarajeva mund të shihet e mbuluar në një re mjegull poshtë. /Telegrafi/

/