Blogerja e njohur, Sara Hoxha dhe Ledri Vula, së shpejti do të bëhen prindër.

Por, derisa ajo ditë të vijë, dyshja kanë vendosur që të shpërndajnë fotografi të ndryshme në rrjete sociale.


Së fundmi ishte Sara, e cila në Instagram ka ndarë një imazh ku ka rivënë në fokus barkun e rrumbullakosur.

sarahoxha 123539259 2093558637441147 2653284042326872889 n (Foto: Instagram)

Në imazhin e parë ajo shihet së bashku me Ledrin, derisa shikojnë njëri tjetrin me plot admirim.

Po ashtu, çifti i njohur kanë zgjedhur të vishen njëjtë, me një bluzë të bardhe dhe pantallona të thjeshta.

sarahoxha 123550632 809149643195841 6646874114242787417 n (Foto: Instagram)

Në përshkrim Sara ka vendosur që të lë një ‘emoj’ të ariut, ndërsa emra të njohur të estradës shpërthyen me komente.

Prej tyre ishin fansa të dyshes, familjarë, përfshirë edhe koleg të reperit të popullarizuar, Ledri Vula. /Telegrafi/

ledrivula 123138096 391961865176918 8575021324295209954 n 1 (Foto: Instagram/ledrivula)