LAJMI I FUNDIT:

Santos nuk kursen kritikat ndaj Ronaldos për veprimin në ndeshjen e fundit të Portugalisë

Santos nuk kursen kritikat ndaj Ronaldos për veprimin në ndeshjen e fundit të Portugalisë

Trajneri i Portugalisë, Fernando Santos, nuk ishte i impresionuar nga reagimi i Cristiano Ronaldos për t’u zëvendësuar gjatë humbjes së tyre ndaj Koresë së Jugut.

Lojtari 37-vjeçar u zëvendësua nga Andre Silva në minutën e 65-të të ndeshjes së fundit të fazës së grupeve të premten, me sulmuesin që mohoi më pas se ai kishte sharë në drejtim të trajnerit për largimin e tij.

Kapiteni i Portugalisë tha se komentet e tij ishin bërë në të vërtetë ndaj një lojtari të Koresë së Jugut, i cili po i thoshte të nxitonte të largohej nga fusha.


Trajneri i Portugalisë, Fernando Santos (majtas) nuk mbeti i impresionuar nga reagimi i Cristiano Ronaldos për t'u zëvendësuar gjatë humbjes së së premtes në Kupën e Botës ndaj Koresë së Jugut.

Pavarësisht, Santos nuk ishte i kënaqur me reagimin e Ronaldos, por thotë se çështja është zgjidhur përpara përballjes së Portugalisë në 1/8 me Zvicrën të martën.

“A i kam parë imazhet kur Ronaldo ishte nën largim nga fusha? Po. A nuk më pëlqeu ajo që pashë? Jo, nuk më pëlqeu aspak”, deklaroi Santos.

Kapiteni portugez ishte një figurë e frustruar pasi Portugalia humbi ndaj Koresë së Jugut në Grupin H

“Këto çështje zgjidhen me dyer të mbyllura. Është zgjidhur. Përfundim i plotë në këtë çështje dhe tani është fokusi i plotë në ndeshjen e nesërme”.

Portugalia ishte kualifikuar tashmë për në raundet e eliminimit përpara ndeshjes të së premtes dhe rezultati u barazua në 1-1 kur Ronaldo u largua nga fusha. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Lista e Kosovës për ndeshjet e tetorit pëson ndryshime - Foda ndryshon pozicionin e dy mesfushorëve

Lista e Kosovës për ndeshjet e tetorit pëson ndryshime - Foda ndryshon pozicionin e dy mesfushorëve

Përfaqësuesja e Kosovës
Kërkesa iu refuzua nga Liga Premier: Guardiola mbetet i shokuar nga vendimi

Kërkesa iu refuzua nga Liga Premier: Guardiola mbetet i shokuar nga vendimi

Premier League
Mourinho afër rikthimit në Ligën Premier?

Mourinho afër rikthimit në Ligën Premier?

Premier League
Ish-menaxheri i Schumacher: Ndoshta nuk do ta shoh më kurrë Michaelin

Ish-menaxheri i Schumacher: Ndoshta nuk do ta shoh më kurrë Michaelin

Formula 1
Evra paralajmëron Deschampsin: Reali nuk është PSG, nuk mund të rrezikosh kështu

Evra paralajmëron Deschampsin: Reali nuk është PSG, nuk mund të rrezikosh kështu

Përfaqësueset
Zhegrova, Muslija dhe Muric dalin me reagim të përbashkët pas rikthimit te Kosova

Zhegrova, Muslija dhe Muric dalin me reagim të përbashkët pas rikthimit te Kosova

Përfaqësuesja e Kosovës
Kalo në kategori