LAJMI I FUNDIT:

Sanksionohen 168 shoferë në Shkup, prej tyre 48 për vozitje mbi shpejtësinë e lejuar

Sanksionohen 168 shoferë në Shkup, prej tyre 48 për vozitje mbi shpejtësinë e lejuar

Sektori për Punë të Brendshme Shkup edhe gjatë ditës së djeshme (22.07.2023) ka vazhduar me kontrolle në zonën e komunikacionit.

Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 168 masa, nga të cilat 48 sanksione për drejtim mjeti mbi shpejtësinë e lejuar, 13 masa për drejtim mjeti pa patentë shofer, 13 sanksione për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit.

Tetë masa janë shqiptuar për mospërdorim të rripit të sigurimit, shtatë sanksione për përdorimin e celularit dhe pesë sanksione për kalimin e sinjalit të mbyllur – semafor të kuq.