Alex Sanchez ende nuk ka rinovuar me Arsenalin dhe kjo ka bërë që të flitet për një largim gjatë verës.

Sipas Mirror për yllin e klubin londinez ka shfaqur interesim Paris Saint-Germaini dhe Interit, të dy këto klube pëlqejnë shumë kilianin.


28-vjeçari është objektiv edhe i Atletico Madridit, por spanjollët nuk pritet të konkurrojnë me fuqinë financiare të parisienëve dhe të zikaltërve nga Milano.

Çmimi i Sanchez besohet se është rreth 50 milionë euro.

Sulmuesi këtë sezon për Arsenalin ka shënuar 15 gola dhe ka asistuar tetë herë. /Telegrafi/

telegrafi sport app