Ka mbetur edhe një ditë deri në fillim të Kampionatit Botëror 'Katar 2022', ku tanimë legjendat e futbollit kanë filluar të japin parashikimet e tyre.

Ish-sulmuesi kamerunas, Samuel Eto'o, legjenda braziliane Cafu dhe ai australian Tim Cahill janë ambasadorët e FIFA-s në Kampionatin Botëror.


Të tre ambasadorët e Kupës së Botës, Samuel Eto'o, Cafu dhe Tim Cahill kanë zgjedhur të gjithë Katarin për të eliminuar Anglinë nga turneu.

Cafu

Llogaria 'Rruga drejt 2022' në Twitter postoi parashikimet e yjeve të Kupës së Botës, me dy herë fituesin dhe legjendën e Brazilit, Cafu, që zgjodhi vendin e tij të lindjes për të mundur Francën në finale, por para kësaj Anglia do të humbasë nga Katari në rrethin e parë të eliminimit direkt.

Australiani Tim Cahill ka zgjedhur gjithashtu Brazilin si fitues duke mposhtur Belgjikën në finale, por edhe ai ka befasuar me parashikimin e tij ku Katari do ta eliminoj Anglinë.

Tim Cahill

Parashikim edhe më befasues ka pasur Samuel Eto', që gjithashtu e sheh Katarin duke eliminuar Anglinë.

Ish-ylli i Barcelonës dhe Interit mbështeti vendin e tij të lindjes, Kamerunin për të mundur Marokun në finale, por ai ju jep përparësi vendeve afrikane të shkojnë deri larg.

Samuel Etoo

Katari për herë të parë ka organizuar Kupën e Botës duke qenë mikpritës, dhe ka hyrë si skuadra e tretë më e ulët e renditur në ranglistën e FIFA-s.

Nga 32 skuadrat në Doha, vetëm Arabia Saudite dhe Gana kanë një renditje më të ulët të FIFA-s se vendi i 50-të i Katarit, por kjo nuk i ka penguar tre legjendat e futbollit ta mbështesin vendin organizator duke pretenduar se do ta befasojë Anglinë. /Telegrafi/

telegrafi sport app