Samsung shtyn lansimin e Galaxy S26?

Po prisni me padurim telefonin e ri Galaxy S26?
Mund t'ju duhet të prisni pak më gjatë.
Samsung thuhet se ka vonuar lansimin e telefonave të saj të ardhshëm kryesorë, ndoshta për shkak të një mori arsyesh që po e bëjnë të vështirë dërgimin e telefonave në kohë.
Kjo mund të jetë për shkak se Samsung po ndryshon linjën e serisë së saj kryesore dhe i duhet më shumë kohë për të prodhuar disa modele në sasi të mjaftueshme.
Në fund të fundit, kompania kohët e fundit mori vendimin për të anuluar Galaxy S26 Edge , më pak se një vit pasi doli Galaxy S25 edge .
Thashethemet thonë se Galaxy S26 do të lansohet në mars të vitit të ardhshëm. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals











































