Gjatë javëve të fundit kemi parë një numër të telefonave të rinj të segmentit mesatar dhe me kosto të përballueshme në Android që janë të pajisur me skanerin e gjurmëve të gishtave.

Kjo është bërë kryesisht nga prodhuesit kinez të telefonave që pajisjet e tyre i bazojnë në Android.


Këto veprime të konkurrentëve thuhet se e kanë detyruar edhe Samsung të marrë në konsideratë përfshirjen e skanerit për gishta në linjën e plotë të Samsung Galaxy si dhe mbështetjen për Samsung Pay - shërbimin e pagesave mobile, të cilat do të ofrohen nga fillimi i vitit të ardhshëm.