LAJMI I FUNDIT:

Samsung Galaxy S7 “konfirmohet” në mars!

Samsung Galaxy S7 “konfirmohet” në mars!

Nëse nuk jeni duke e blerë telefonin tuaj të ri sepse jeni fans i Samsung, dhe po e prisni modelin e ri Samsung Galaxy S7, atëherë duhet ta dini se ky model pritet të prezantohet së shpejti.

Samsung Galaxy S7 sipas China Mobile do të vijë tek ky operator në muajin mars. Dhe i bie se data e prezantimit të modelit të ri të Samsung do të bëhet mes 22 dhe 25 shkurtit, kohës kur mbahet Kongresi Botëror Mobil në Barcelonë.

Dhe gjithashtu nuk do të jetë një parashikim i çmendur nëse shohim versionin me ekran të lakuar të Galaxy S7, në variantin Edge të zbulohet në të njëjtën kohë, duke pasur parasysh sesa i famshëm ka qenë S6 Edge.

Sipas burimit të njëjtë, China Mobile gjithashtu sugjeronhet se një numër i telefonave të tjerë do të dalin rreth të njëjtës kohë, duke përfshirë Samsung Galaxy A5 dhe A7, Huawei P9 dhe më shumë.