[tag_tagmanagerringier]a Samsung Galaxy Note 3 vjen javën e ardhshme - Telegrafi - Telegrafi Samsung Galaxy Note 3 vjen javën e ardhshme - Telegrafi
LAJMI I FUNDIT:

Samsung Galaxy Note 3 vjen javën e ardhshme

Samsung Galaxy Note 3 vjen javën e ardhshme

Samsung Galaxy Note 3 pritet që së shpejti të lansohet me procesorë të ndyshëm në vende të ndryshme. Për SHBA dhe Evropë, Samsung Galaxy Note 3 pritet të ofrohet me procesorin Qualcomm Snapdragon 800 me shpejtësi prej 2.3 GHz.

Për rajonet e tjera është përfolur se Samsung Galaxy Note 3 do të ofrohet me procesorin e ri të Samsung, Exynos 5 OCTA 5420, i cili akoma nuk është lansuar zyrtarisht. Siç duket, Samsung do ta lansojë edhe publikisht procesorin e ri Exynos 5 Octa 5420 gjatë javës së ardhme.

Samsung Galaxy Note 3 pritet të shfaqet me një ekran të ndjeshëm në prekje me diagonale prej 5,99 inç HD, ndërsa parashihet që i njëjti të ofrohet me dy ekrane të ndryshme; Super AMOLED dhe Super LCD, dhe të dy modelet do të vijnë me një rezulucion prej 1920 x 1080 piksel.

Samsung Galaxy Note 3 thuhet se do të oforhet me një dizajn më të hollë se sa versioni paraprak, Samsung Galaxy Note 2, ndërsa i njëjti gjithashtu do të ofrohet me 3 GB RAM dhe me opsionin e zgjedhjes në mes memories prej 16 GB dhe 64 GB.


Kamera e pasme e Samsung Galaxy Note 3 pritet të jetë13 megapiksel, e cila do të përmbajë karakteristika të avancuara harduerike, si stabilizimin e fotografisë bashkë me shumë funksione tjera, si Eye Scroll dhe Eye Pause.

Samsung pritet ta debutojë në ngjarjen e dedikuar të Samsung Galaxy Note 3 me 4 shtator, ndërsa është përfolur se në Evropë dhe në SHBA pajisja do të paraqitet në fund të shtatorit. / Telegrafi /