LAJMI I FUNDIT:

Samiti Trump-Kim Jong un, bizneset në Vietnam “ia shohin hajrin” ende pa u zhvilluar

Samiti Trump-Kim Jong un, bizneset në Vietnam “ia shohin hajrin” ende pa u zhvilluar

Kafenetë dhe baret në kryeqytetin e Vietnamit kanë filluar “t’ia shohin hajrin” samitit të dytë midis presidentit amerikan Donald Trump dhe udhëheqësit të Koresë së Veriut, Kim Jong Un, i cili pritet të zhvillohet gjatë javës së ardhshme.

Duke shfrytëzuar këtë mundësi, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, ato kanë dalë me ide kreative duke ofruar “pije koktej”, të cilave u kanë vendosur emra që kanë të bëjnë me dy liderët dhe dy vendet e tyre, SHBA-së dhe Koresë së Veriut.

“Një birrë u frymëzua nga rrjedhat e pasura të malit Paektu midis Koresë së Veriut dhe Kinës”, ka thënë Nguyen Thi Huong Anh, drejtues i një bari në Hanoi.


Ndryshe, bëhet fjalë për një emër që ndërlidhet me malin që është më i madhi në gadishullin Korean në rreth 2.750 metra dhe vendlindja zyrtare e udhëheqësit të vdekur të Koresë së Veriut, Kim Jong Il.

Trump dhe Kim do të takohen më 27-28 shkurt, duke ndjekur samitin e tyre të parë historik në Singapor në qershor, kur ata premtuan të punojnë drejt denuklearizimit të plotë të gadishullit Korean.

Por, jo vetëm kafenetë dhe baret. Nga ky samit presin të kenë përfitime dhe biznese tjera të këtij vendi.

Ndër tjerash, edhe një berber në Hanoi ofron qethje flokësh gratis, për këdo që dëshiron të kopjojë stilin e flokëve të Trump dhe Kim. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Rastet më të çmendura të njerëzve të kapur në tradhti bashkëshortore

Rastet më të çmendura të njerëzve të kapur në tradhti bashkëshortore

Fun
Disa modele të çuditshme të dizajneve që tregojnë se ka njerëz “që favorizojnë kaosin e pastër”

Disa modele të çuditshme të dizajneve që tregojnë se ka njerëz “që favorizojnë kaosin e pastër”

Fun
Dëgjoi tinguj të çuditshëm nga bagazhi i veturës, gruaja shokohet me atë çfarë pa kur e hapi

Dëgjoi tinguj të çuditshëm nga bagazhi i veturës, gruaja shokohet me atë çfarë pa kur e hapi

Interesante
U ndalë për kafe, kosovari bleu edhe një tiketë gërvishtëse prej 5 eurosh në Itali – fitoi 500 mijë euro me të

U ndalë për kafe, kosovari bleu edhe një tiketë gërvishtëse prej 5 eurosh në Itali – fitoi 500 mijë euro me të

Virale
“Vrasja e Trump dhe fundi i Botës”, parashikimi i radhës së kolumbianes që parashikoi tërmete dhe vdekjen e të famshmëve

“Vrasja e Trump dhe fundi i Botës”, parashikimi i radhës së kolumbianes që parashikoi tërmete dhe vdekjen e të famshmëve

"Përbindëshi i deteve" - ky është transportuesi më i madh i automjeteve në botë

Interesante
Kalo në kategori