Këngëtarja atraktive shqiptare, Samanta Karavella, është në realizim e sipër të një fotosesioni të ri.

Bukuroshja ka kohë që po punon në këtë projekt fotografik i cili do të realizohet në Prishtinë.


samanta 1

Norik Uka ka marrë përgjegjësinë që të sjellë sa më atraktive bukuroshen nga Shqipëria e cila gjatë karrierës më shumë ka mahnitur me zërin se dukjen e saj.

Ajo pritet të publikojë së shpejti edhe projekte të reja muzikore.

samantaofficial 6 2 2018 19 51 37 250

Samanta besohet se vazhdon të jetë pa të dashur.

Ndryshe, së fundmi ajo publikoi projektin e ri me Ermal Fejzullahun, i cili u prit shumë mirë nga publiku.

samanta e1443169221728

Samanta pati një dimër të angazhuar për plot koncerte. /Telegrafi/