Samanta publikon klipin e këngës "Ku ma le" me një koreografi interesante

"Ku ma le" është titulli i këngës më të re të Samanta Karavellës, të cilën e ka kompletuar edhe nga ana vizuale.
Producenti i shumë hiteve, Cricket, qëndron prapa kësaj kënge, të cilës ia ka realizuar muzikën.

Tekstin e ka shkruar vet këngëtarja së bashku me Geskon, ndërsa për koreografinë interesante është kujdesur Elena Basha.
Max Production qëndron prapa anës vizuale, pasi e ka xhiruar videoklipin e kësaj kënge.
Bashkëpunimi me Elinel, "Vonë", është një prej realizimeve më të fundit të Samantës që është pëlqyer nga fansat e saj. /Telegrafi/
Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals

























































