Sam Smith nuk ka frikë të shtyjë kufijtë kur bëhet fjalë për modën dhe nuk ishte ndryshe për këngëtarin as kur mbërritën në Brit Awards në Londër të shtunën.

Krijuesi i hiteve, 30 vjeç, parakaloi në tapetin e kuq me një veshje të çuditshme latex si tullumbace nga stilisti Harri.


Veshja përmbante një qafë të lartë, mëngë si tullumbace dhe këmbë me pamje të fryrë dhe një dizajn me zinxhir mbi gjoks. Sam e bashkoi pamjen me një palë çizme me taka të larta me platformë.

67582313 11740003 image a 44 1676142256583

Sam po feston publikimin e hitit "Unholy" me Kim Petras, të cilin e performoi edhe gjatë eventit.

67582321 11740003 image a 38 1676141466577

Kim së fundmi ka bërë histori si gruaja e parë transgjinore që ka fituar çmimin "Grammy" për "performancën më të mirë Pop Duo/Grupi" së bashku me Sam.

67582319 11740003 image a 46 1676142307264

Megjithatë, dyshja u kritikua pas performancës së tyre 'satanike' të "Unholy" gjatë 65-të vjetore "Grammy".

67582305 11740003 image a 45 1676142298484

Në ceremoninë e mbrëmshme artisti Harry Styles ishte ai i cili kryesoi me më së shumti çmime të fituara, katër gjithsej, i pasuar nga Wet Leg dhe Beyonce me nga dy secili. /Telegrafi/

67585447 11740003 image a 66 1676149005056