Një sallatë e shëndetshme, e lehtë dhe e ushqyeshme Nevojiten:- 2 tufa rrika, - 1 qepë e re, - disa fletë të gjelbra sallate, - 4 – 5 vezë të ziera shumë, - një ajkë, - kripë, - piper, - erëza.Përgatitja:

Rrikat pritni në rrathë, të bardhët e vezëve në kube, qepen në copëza, ndërkaq sallatën në feta të holla.


Të verdhët e vezës imtësojeni dhe përzieni me ajkën dhe erëzat.

Kjo sallatë mund t’ju jetë racion apo si shtojcë me mish.

Ju bëftë mirë, - transmeton Telegrafi.