Sallatë me dredhëza e fileta pule

Nevojiten:* 300 g sallatë e gjelbër* 200 g dredhëza* 4 fileta gjoksi pule (secila nga 120 g)* 2 lugë gjelle vaj* 2-3 lugë gjelle salcë soje* 1 lugë mjaltë, kripë, piper i zi i bluar* 150 gramë jogurt* 2 lugë gjelle majonezë* 2 lugë uthull* piper i kuq i bluar djegësPërgatitja:
1. Sallata pastrohet, shkundet për t'u tharë dhe ndahet në copë kafshate. Dredhëzat pastrohen dhe secila pritet në 4 copë.
2. Filetat e mishit të pulës thahen me letër kuzhine dhe priten në rriska të holla. Kaurdisen në vaj të nxehtë në të gjitha anët, derisa të skuqen. Shtohen salca e sojës dhe mjalti, kripa dhe piperi i zi i bluar.
3. Bashkohen të gjithë përbërësit e sallatës. Jogurti tundet me 1-2 lugë gjelle ujë, me majonezë dhe me uthull. Shtohet kripë dhe piper i kuq i bluar djegës.
Përzierja i derdhet sallatës përmbi. /Telegrafi/











































