Chris Sutton, ish-futbollist anglez, tani analist për BBC, ka dhënë mendimin e tij se kush është lojtari më i mirë i Liverpoolit në historinë e Ligës Premier.

Kenny Dalglish konsiderohet lojtari më i mirë i të gjitha kohërave të Reds, por në epokën e Ligës Premier, Steven Gerrard e mbajti këtë status për vite me radhë.


“Ne të gjithë e dimë se çfarë do të thotë Steven Gerrard për Liverpoolin, por vetë fakti që po e bëjmë këtë debat tregon se çfarë ka bërë Salah në shtatë vjet në Anfield”.

Dalglish Gerrard

“Që kur Salah erdhi në Liverpool, mendoj se ai ka qenë i jashtëzakonshëm”, ka thënë Sutton.

Salah ka një titull në Ligën Premier, ndërsa Gerrardit i mungon ai titull.

“Steven Gerrard ishte i mrekullueshëm, por ai kurrë nuk e fitoi titullin.  Unë mendoj se do të ishte shumë e vështirë të argumentohej se Mo Salah në epokën e Ligës Premier nuk është lojtari më i mirë i Liverpoolit ndonjëherë”, përfundoi Sutton i cili ka bërë karrierë me klube si Norwich City, Blackburn Rovers, Chelsea, Celtic, Birmingham City dhe Aston Villa.

mohamed salah fsa shortlist 03112023 1

Statistikat janë gjithashtu në favor të Salah. Ai ka luajtur 229 nga 239 ndeshjet e Liverpoolit në Ligën Premier që nga ardhja e tij, duke shënuar 196 gola. /Telegrafi/

telegrafi sport app