LAJMI I FUNDIT:

Sacramento lamtumirë fazës ‘play-off’

Sacramento lamtumirë fazës ‘play-off’

Sacramento u mposht 108-99 nga Utah, duke i dhënë virtualisht lamtumirën fazës play-off, kur ka mbetur edhe një muaj nga sezoni i rregullt në NBA amerikan.

Askush nuk është paraqitur më dobët se Kings në dhjetë ndeshjet e fundit. Sacramento ka pësuar 9 humbje, një ecuri që lidhet ngushtë me prishjen e marrëdhënieve ndërmjet yllit të skuadrës, DeMarcus Cousins dhe trajnerit George Karl, që e bën të paevitueshëm largimin e teknikut në fund të vitit.

31 pikët e realizuara nga Cousins nuk evituan humbjen dhe tashmë skuadra pozicionohet e 8-ta në Konferencën e Perëndimit, kur kanë mbetur 17 ndeshje nga fundi. Rreziku që Sacramento të mbetet për të dhjetin sezon radhazi jashtë fazës play-off është një siguri.


Knicks fitoi me shifrat 90-87 përballë Los Angeles Lakers. Jose Calderon me tre pikë në fundin e sfidës vendosi duelin e fundit historik të Kobe Bryant përballë ekipit nju-jorkez, por edhe ndaj Phil Jackson, Carmelo Anthony dhe Spike Lee.

Cleveland regjistroi fitoren e tretë radhazi në NBA amerikan, duke mposhtur Los Angeles Clippers me rezultatin 114-90. Në këtë mënyrë, Cavaliers mbeten në krye të Konferencës së Lindjes dhe ruajnë avantazhin me 2,5 ndeshje përballë Torontos.

Atlanta shkatërroi Indiana-n me rezultatin e thellë 104-75, duke i mbajtur rivalët në minimumin sezonal të pikëve të realizuara. Për Haëks ky ishte suksesi i pestë në gjashtë ndeshje të luajtura.

Talenti Giannis Antetokounmpo me 28 pikë të realizuara i dhuroi fitoren 109-100 Milwaukee përballë Brooklyn Nets. Një paraqitje e jashtëzakonshme e yllit të Bucks, që edhe me 11 topa të rikuperuar nën tabelë dhe 14 asist, arrin për herë të katërt në 11 ndeshjet e fundit shifra dopio.

Në trend Sport

Më shumë
Tifozët e Man Cityt tallen me Viniciusin me transparentin gjigant

Tifozët e Man Cityt tallen me Viniciusin me transparentin gjigant

Liga e Kampionëve
Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Aguero bëri një premtim të çuditshëm nëse Real Madrid mund Man Cityn

Aguero bëri një premtim të çuditshëm nëse Real Madrid mund Man Cityn

Liga e Kampionëve
Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Polemikat në ndeshjen Inter-Fiorentina, analistët reaguan me frazat

Polemikat në ndeshjen Inter-Fiorentina, analistët reaguan me frazat "ata duhet të dilnin nga fusha" dhe 'vdekja e futbollit'

Serie A
Dhoma e Real Madridit i ka kthyer shpinën Viniciusit për shkak të sjelljes së tij

Dhoma e Real Madridit i ka kthyer shpinën Viniciusit për shkak të sjelljes së tij

La Liga
Kalo në kategori