LAJMI I FUNDIT:

Sabit Geci: Nëse më konfirmohet aktakuza jam i gatshëm të dorëzohem

Sabit Geci: Nëse më konfirmohet aktakuza jam i gatshëm të dorëzohem

Ish-eprori i UÇK-së, Sabit Geci ka thënë se veprimet e fundit të Gjykatës Speciale janë duke e njollosur luftën e UÇK-së.

Zhvillimet e fundit në vend nga Specialja i ka quajtur filma.

“Nuk kishin ardhur gjykatës dhe hetues por regjisorë për të bërë filma. Këto veprime nuk janë të arsyeshme, nuk janë të mira as për vendin as për ne si UÇK, janë duke njollosur luftën e UÇK-së”, ka thënë Geci për RTK-në.


Geci ka shtuar se në rast se i konfirmohet aktakuza ai është i gatshëm të dorëzohet, dhe se Specialja nuk ka nevojë të sillet me të sikurse me Jakup Krasniqin.

“Nuk kanë arsye me veprua ashtu. Nëse e konfirmojnë aktakuzën jam i gatshëm me shku me u dorëzu te baza e EULEX-it. Nuk e di a më është ngritur aktakuzë apo jo, por jam i gatshëm të dorëzohem”, tha Geci.

Ai shtoi se çdo gjë është duke shkuar keq me këtë gjykatë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Lajme

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Politikë
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Lajme
Takim i rëndësishëm në Tiranë – Drejtori i Policisë së Kosovës ndjek nga afër stërvitjen e RENEA-s

Takim i rëndësishëm në Tiranë – Drejtori i Policisë së Kosovës ndjek nga afër stërvitjen e RENEA-s

Lajme
AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

Lajme
Kalo në kategori