Konflikti i fundit midis Hamasit dhe Izraelit ka sjellë Rripin e Gazës dhe shtetin pjesërisht të njohur të Palestinës në fokusin e ciklit global të lajmeve.

Koalicioni i Organizatës për Çlirimin e Palestinës (PLO) shpalli zyrtarisht Shtetin e Palestinës më 15 nëntor të vitit 1988. Shteti pretendoi sovranitetin mbi Rripin e Gazës, Bregun Perëndimor dhe Jerusalemin Lindor.


Zyrtarisht, Kombet e Bashkuara e njohin PLO-në si entitet qeverisës në Bregun Perëndimor (përfshirë Jerusalemin Lindor) dhe Rripin e Gazës.

Pasi Izraeli dhe PLO nënshkruan Marrëveshjen e Oslos në mesin e viteve 1990, PLO mori kontrollin e Rripit të Gazës dhe 40 për qind të Bregut Perëndimor përmes administratës së sapokrijuar të Autoritetit Palestinez.

Screenshot 8 7

Megjithatë, pas konfliktit ushtarak të vitit 2007 midis fraksioneve rivale palestineze të Fatahut (partia e shumicës së PLO) dhe Hamasit (një parti politike militante e ndarë nga PLO), Rripi i Gazës qeveriset nga Hamasi.

Visual Capitalist ka hartuar një listë të vendeve që aktualisht e njohin Palestinën si shtet dhe atyre që nuk e njohin.

Në analizën e paraqitur nga Visual Capitalist, theksohej se 138 nga 193 anëtarë të Kombeve të Bashkuara (OKB), që është 72 për qind, e njohin shtetin e Palestinës. Sigurisht, 55 vende nuk e njohin Palestinën.

Shumë vende perëndimore të botës, duke përfshirë të gjithë G7, nuk e njohin Palestinën. Në vend të kësaj, shumë prej tyre mbajnë marrëdhënie diplomatike joformale.

Ndryshe, Kosova dhe Palestina ende nuk e kanë njohur njëra-tjetrën si shtete të pavarura. /Telegrafi/