Sa do të arrijë Gruevski të formojë qeverinë e ardhshme pas kushtëzimeve të partive shqiptare?

Mandatari për formimin e qeverisë së re, Nikolla Gruevski, partia e të cilit OBRM-PDUKM-ja ka fituar 51 deputetë në zgjedhjet e 11 dhjetorit, në 20 ditët në vazhdim do të bëjë përpjekje për formimin e shumicës parlamentare, por ende nuk ka informacione nëse dhe me cilën parti politike ka filluar bisedimet. Për të arritur numrat e nevojshëm prej 61 deputetëve, ai duhet të nis bisedimet me BDI-në e Ali Ahmetit që në zgjedhje ka fituar 10 deputetë.
Por, sa do të arrijë Gruevski të bëjë shumicë parlamentare pas kushtëzimeve që do t’i bëjnë partitë shqiptare me deklaratën e përbashkët është vështirë të parashikohet edhe nga njohësit e çështjeve politike.
Ata janë të ndarë në vlerësime lidhur me këtë çështje, që mund thelloj krizën politike në vend.
“Partitë shqiptare tani më kanë paraqitur kërkesat e tyre, por ato vështirë se do të realizohen nga kushdo qoftë, madje edhe sikur gjysma e tyre të pranohen është e vështirë të realizohen. Veç kësaj, mandatari do të përballet edhe me kërkesa tjera nga bashkësia ndërkombëtare, para se gjithash për nevojën urgjente të vazhdimit të reformave, mbështetjen e Prokurorisë Speciale, por edhe çështje tjera, pa anashkaluar kontestin e emrit me Greqinë”, thotë analisti Mitko Gaxhoski.
Por, Aleksandar Panvov, njohës i çështjeve politike dhe drejtues i institutit për demokraci, beson se BDI-ja do t’i përmbahet parimit që vet e ka imponuar që qeveria të formohet nga partitë fituese në bllokun shqiptar dhe maqedonase dhe së bashku me OBRM-në të bëjnë shumicën e re parlamentare. Nëse ndodhë e kundërta, Pandov thotë se kjo nuk do të ishte mirë për BDI-në, shkruan REL.
“Unë besoj se OBRM-PDUKM-ja do të arrij të formojë qeverinë me BDI-në. Nuk e përjashtoj mundësinë që partia e Ahmetit, me urdhër të ambasadave të huaja, apo presioneve nga jashtë, të bëj përpjekje që të ikë nga ajo që nuk është kushtetuese, apo nga ajo që është bërë praktikë që partitë fituese formojnë qeverinë. Por, në nëse kjo ndodhë, unë vlerësoj se do të ishte e dëmshme si për BDI-në ashtu edhe për Ali Ahmetin si politikan”, vlerëson Pandov.
Analistët maqedonas vlerësojnë se kërkesat e partive shqiptare janë kundër kushtetuese dhe si të tilla vetëm se mund të thellojnë edhe më shumë krizën politike në vend.
Por, ndryshe vlerëson Mersel Bilalli, ish politikan dhe profesor i sistemit politik në Universitetin Fon të Shkupit.
Ai është i bindur se qeveria e re do të formohet pa OBRM-PDUKM-në dhe Nikolla Gruevskin, si shkaktarin kryesor, sipas tij, për krizën e rëndë në të cilën ndodhet Maqedonia tani dy vite e gjysmë. Pas dështimit të Gruevskit, siç shprehet Bilalli, mandati për bërjen e qeverisë do ti kaloj liderit të LSDM-së, Zoran Zaev.
“Mendoj se nuk ka gjasa as teorike që ai të formojë qeverinë e re. Është një lojë politike nga ana e tij dhe besoj se shumë shpejt edhe ajo do të përfundoj dhe gjërat do të përfundojnë ashtu siç duhet të përfundoj. Në rast se partia e parë nuk formon qeverinë, atëherë mandati i kalon partisë së dytë”, thotë Bilalli.
Ndërsa sa i përket partive shqiptare, ato sipas tij veprojnë në bazë të udhëzimeve të faktorit ndërkombëtar i cili edhe ka barrën kryesore për zgjidhjen e krizës politike. Bilalli thotë se synimi kryesor i bashkësisë ndërkombëtare është formimi i një qeveri pa OBRM-në.
“Unë mendoj se partitë shqiptare janë nën ndikimin e fuqishëm të faktorit ndërkombëtar, i cili u jep atyre orientimet e përgjithshme dhe vendosmërisht qëndron në atë se Maqedonia duhet të lëviz nga reformat dhe të largohet nga diktatura dhe nacionalizmi”, thotë Bilalli.
Analistët shqiptarë kërkesat e partive politike shqiptare i vlerësojnë si reale, port ë vonuara. Ata thonë se këto kërkesa janë aktuale tani 25 vjet demokraci, por asnjëherë nuk janë shtruar për zgjidhje si tani me deklaratën e përbashkët.
Nga partitë politike shqiptare, lëvizja Besa si forca e dytë politike dhe Aleanca për Shqiptarët disa herë janë deklaruar kundër një koalicionimi me OBRM-në. BDI-ja edhe ajo nuk e përjashton një mundësi të tillë, madje ka deklaruar se mund të mbetet në opozitë nëse gjejnë mbështetje kërkesat e deklaratës së përbashkët. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania