LAJMI I FUNDIT:

Sa më pak grim, aq më mirë

Sa më pak grim, aq më mirë

Vera është një nga ato stinë ku zë vend shprehja: sa më pak grim, aq më mirë.

Përdorni pudër mat me SPF, e cila është shumë më e mirë sesa losionet e pudrës së lëngshme ose krem, të cilat mund t’ju rrëshqasin në lëkurë nën efektin e motit të nxehtë.

Përdorni një shkëlqyes buzësh në vend të buzëkuqit ose përdorni një laps buzësh, i cili është ideal gjatë motit të nxehtë, ku gjithçka shkrin, siç është buzëkuqi. Mos përdorni shumë make up për sytë. Ose në rast se e keni vërtet të nevojshëm përdorni pluhura në ngjyrat e tokës, të cilët kanë një efekt natyral.

Roza është ngjyra e verës. Zgjidhni buzëkuq në këtë ngjyrë. Përdorni një buzëkuq mat dhe mbi të mund të vendosni shkëlqyes buzësh.


Këshilloj të mbani thonj të shkurtër, të cilët janë më praktikë për këtë stinë të vitit. Përdorni ngjyra të çelëta, të cilat janë ideale për këtë stinë.

Vendoseni pudrën në frigorifer. Kur ta vendosni në lëkurë ajo do të shkrihet prej nxehtësisë, duke krijuar një pamje më natyrale për lëkurën. /Telegrafi/