Sektori i ndërtimtarisë vazhdon të jetë një nga shtyllat kryesore të ekonomisë në Kosovë, përkundër sfidave ky sektor ka vazhduar të zgjerohet edhe gjatë krizës ekonomike në Kosovë. Ndërtimtaria vazhdon të jetë punëdhënësi më i madh në Kosovë në sektorin privat mirëpo siguria në fushën e ndërtimtarisë vazhdon të jetë në rrezik.
Lëndimet, aksidentet fatale në fushën e ndërtimtarisë vazhdojnë të ndodhin në numër të konsiderueshëm. Në gjysmën e parë të dekadës janë shënuar mbi 200 të lënduar në vendin e punës ndërsa numri i vdekjeve të punëtorëve në vendin e punës arrin në 60. Këto shifra janë mjaft alarmante dhe shqetësuese për punëtorët të cilët punojnë në këtë sektor. Zbatimi i rregulloreve të punës është një ndër faktorët për kujdesin, sigurinë dhe shëndetin e punëtorëve.
Sipas raportit të EYE “Vlerësimi i tregut në sektorin e ndërtimit” të publikuar vitin e kaluar “Tregu i punës në Kosovë rregullohet nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale. Ligji Nr.03/L-212 për Punë u miratua nga Kuvendi i Kosovës në nëntor 2010 duke hedhur themelet e një kornize ligjore për të rregulluar fushën e të drejtave të punëtorëve. Sikurse në sektorët tjerë, vonesat në krijimin e akteve nënligjore rezultuan në një implementim të dobët dhe kundërshtues të ligjit. Deri më 2010, tregu i punës ishte rregulluar nga Rregullorja Nr. 2001/27 për Ligjin Themelor të Punës i hartuar nga administrata e UNMIK-ut.
Sa i përket sektorit të ndërtimit, rregullat e shëndetit dhe sigurisë në punë kanë rëndësi të veçantë. Sipas Agjencisë Europiane për Siguri dhe Shëndet në Punë, Në Bashkimin Europian puna ndërtimore shpie tek aksidentet më serioze të vendeve të punës, me më tepër se 1300 njerëz të vdekur çdo vit nëpër aksidente ndërtimore. Në të gjithë botën, 13 punëtorët e ndërtimit kanë tri herë më shumë gjasa të vdesin dhe dy herë më shumë gjasa të lëndohen se sa punëtorët nëpër profesione tjera 22. Në Kosovë, Ligji Nr. 04/L-161 për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë i cili përcakton masat për përmirësimin e niveleve të sigurisë dhe shëndetit të punëtorëve në punë u miratua veçse në maj 2013.”
Konkluzione të nxjerra nga raporti i auditimit “Siguria në punë e punonjësve në sektorin e ndërtimtarisë” Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale nuk ka arritur të përmbush plotësisht funksionin e saj sa i përket hartimit të legjislacionit dhe politikave për siguri dhe shëndet në punë. Ka miratuar katër rregullore, të cilat janë pjesërisht të aplikueshme. Më tutje, nuk ka themeluar Këshillin Nacional për Siguri dhe Shëndet në Punë, planin zhvillimor strategjikë dhe rregulloret përkatëse për këtë fushë. Mungesa e këtyre mekanizmave, tregon se ende nuk janë krijuar parakushtet për mbarëvajtjen e aktiviteteve të cilat do të siguronin sigurinë dhe shëndetin në punë të punonjësve.
Trupa Ekzekutive e Inspektoratit të Punës ende nuk ka krijuar një sistem të menaxhimit dhe monitorimit për sigurinë dhe shëndetin në punë. Mungesa e planeve vjetore dhe e inspektimeve efektive ka rezultuar në mos zbatimin e kërkesave ligjore për sigurinë dhe shëndetin në punë.
Siguria dhe shëndeti i punëtorëve në sektorin e ndërtimtarisë mbetet çështje e cila duhet të punohet shumë në zbatimin dhe ofrimin e këtyre kushteve, megjithatë në tregun Kosovar operojnë edhe kompani si “Pozhegu Brothers” të cilët zbatojnë 100% rregulloren e punës dhe maksimalisht ofrojnë sigurinë dhe kujdesin për shëndetin përmes mjeteve dhe kushteve të punës për punëtorët e kompanisë “Pozhegu Brothers”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë