Gjermania është shteti në të cilin Kosova ka hapur më së shumti përfaqësi diplomatike dhe konsullore.
Përpos Ambasadës në Berlin në krye me Faruk Ajetin, i ka edhe pesë Konsullata të Përgjithshme të shpërndara në Stuttgart, Dusseldorf, Mynhen, Hamburg dhe Frankfurt. Por sa i kanë kushtuar shtetit në përgjithësi këto gjashtë misione brenda një viti?
Për rezidencën e ambasadorit Faruk Ajeti në Berlin, gjatë vitit 2023 nga arka e shtetit janë paguar 45 mijë e 600 euro, apo 3 mijë e 800 euro në muaj.
Kostoja mesatare e jetesës në Berlin llogaritet të jetë 1 mijë e 847 euro, dhe si e tillë hynë në top 19% të qyteteve më të shtrenjta në botë, apo e 1759-ta në listën globale prej 9294 qytetesh. Mesatarja e qirasë dhe shpenzimeve vlerësohet të jetë 1 mijë e 40 euro e 49 centë për një person, apo 2 mijë e 21 euro e 34 centë për një familje me katër persona. Këto të dhëna bazohen në përditësimet e fundit të “Livingcost”, e cila bënë krahasimin e kostove të jetesës dhe çmimeve nëpër botë.
Për drekat zyrtare të misionit diplomatik në Berlin janë harxhuar 14 mijë e 875 euro e 39 centë, që është e dyta në listë për nga shpenzimet e drekave zyrtare nga të gjitha ambasadat nëpër botë. E para prinë Konsullata e Përgjithshme në Strasburg me 23 mijë e 139 euro e 55 centë.
Ndërsa për derivate u shpenzuan 11 mijë e 563 euro e 63 centë. Shuma e harxhimeve për derivate në Berlin është nga më të mëdhatë në krahasim me misionet tjera diplomatike nëpër botë. E vetmja që ia ka kaluar është ambasada e Kosovës në Hagë, me 12 mijë e 181 euro e 14 centë.
Faruk Ajeti gjatë vitit 2023 ka marrë pagë mujore 4 mijë e 693 euro e 89 centë, ndërsa sigurimi shëndetësor për të ka kushtuar 16 mijë e 401 euro e 24 centë.
Për telefoni mobile, ai ka shpenzuar 1 mijë e 321 euro e 25 centë për një vit, raporton Kallxo.
Ministria e Punëve të Jashtme nuk ka dërguar të dhëna për shpenzimet e konsullatave të përgjithshme nëpër pesë qytetet gjermane, megjithatë ka dërguar pagat mujore të përfaqësuesve nëpër to.
Konsulli i përgjithshëm në Frankfurt, Gëzim Gashi ka pasur pagën mujore në vitin 2023, 3 mijë e 386 euro e 20 centë; konsulli përgjithshëm në Mynhen, Afrim Nura 3 mijë e 301 euro e 86 centë; këshilltarja e përkohshme në Hamburg, Saranda Osmani Krasniqi 2 mijë e 297 euro e 99 centë; këshilltarja në Dyselforf, Mirsada Voca 2 mijë 247 euro e 23 centë, ndërsa këshilltari Hamdi Bërbatovci në Stuttgart 2 mijë e 138 euro e 80 centë.
Në përgjithësi kostoja e jetesës në Gjermani për një muaj parashihet të sillet rreth 1 mijë e 452 euro e 78 centë për një person, apo 3 mijë e 542 euro e 67 centë për një familje katër antarëshe, gjithnjë sipas databazës “Livingcosts”.
Mbulimi i shpenzimeve të ambasadorëve është i përcaktuar me ligjet e Kosovës. Përveç pagës mujore, ambasadorët e Kosovës që nga viti 2023 përfitojnë edhe nga Rregullorja për kompensime përmes së cilës përfaqësuesi diplomatik kompensohet për shpenzimet e fëmijëve nën moshën 18-vjeçare. Për fëmijën e parë llogaritet shtesa prej 10 për qind e pagës mujore; për fëmijën e dytë, 8 për qind; për fëmijën e tretë, 6 për qind, kurse për katër e më shumë fëmijë llogaritet shtesa prej 5 për qind e pagës mujore.
Gjermania është një nga shtetet me diasporën më të madhe shqiptare nga Kosova.
Bazuar në të dhënat nga regjistrimi i popullsisë në vitin 2011, mbi 35% të të gjithë popullsisë kishte emigruar në Gjermani dhe më pas në Zvicër me rreth 23% si dhe në Itali mbi 7%. Por, edhe pas luftës ka pasur migrime të shumta për në vendet perëndimore, por nuk ka të dhëna për shkak se akoma nuk është bërë regjistrimi i popullsisë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
![Ia mori 600 euro për t’ia kaluar testin e patentë-shoferit, i dyshuari arrestohet në Gjilan](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/Arrestimet-e-Policise-ilustrim-foto-Ridvan-Slivova-4-380x233.jpg)
Ia mori 600 euro për t’ia kaluar testin e patentë-shoferit, i dyshuari arrestohet në Gjilan
![Të shtëna me armë zjarri nga një motoçikletë, Policia heton rastin në Prishtinë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/te-shtena-me-arme-vlore-380x233.jpg)
Të shtëna me armë zjarri nga një motoçikletë, Policia heton rastin në Prishtinë
![Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/rama-perplas-tavolinen-380x233.gif)
Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan
![Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eugen-dnv-780x439.jpg)
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
![Simptomat e një infeksioni, dallimi mes gripit e flamës, meningjiti e lia e ujit – infektologu Valbon Krasniqi i sqaron në podcastin “Shëndeti në rend të parë”](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Valbon-Krasniqi-interviste-foto-Ridvan-Slivova-6-e1739257242790-780x439.jpg)
Simptomat e një infeksioni, dallimi mes gripit e flamës, meningjiti e lia e ujit – infektologu Valbon Krasniqi i sqaron në podcastin “Shëndeti në rend të parë”
![Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-2025-780x439.jpg)
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
![PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/albini-festa-1-780x439.jpg)
PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?
![KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kqzddddd-780x439.png)
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave
![Të dhënat e fundit nga KQZ që u përditësuan të hënën - LVV vazhdon të prijë e para](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/vendvotim-prizren-zgjedhjet-parl-2025-1-780x439.jpg)
Të dhënat e fundit nga KQZ që u përditësuan të hënën - LVV vazhdon të prijë e para
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-2025-780x439.jpg)
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
![Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eugen-dnv-780x439.jpg)
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
![Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-92-780x439.jpg)
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi
![Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/imer-mushkolaj-780x439.jpg)
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi
![Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ylli-hoxha-780x439.jpg)
Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë
![Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/fushata-subjektet-1-780x439.jpg)
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht